Nga Arminka Helic, Politico.eu
Edhe pas Brexit, ekziston një pjesë e Europës, ku Britania e Madhe dhe BE-ja duhet urgjentisht të bashkëpunojnë: Ballkani.
Rajoni i Europës Juglindore shërben si një mikrokozmos i sfidave me të cilat po përballen Mbretëria e Bashkuar, BE-ja dhe aleatët në të gjithë Perëndimin globalisht dhe si një provë e rëndësishme e aftësisë tonë për tu përballur me to.
Në Ballkan, ne po shohim se si shpaloset konkurrenca sistematike në të gjithë botën: si idetë autoritare marrin terren, dhe më pas përhapen; si Rusia dhe Kina kanë një ndikim de-stabilizues dhe korruptues. Ajo që dikur dukej e tepruar sot është e mundur, më pas bëhet e besueshme, dhe papritmas hidhet pas krahëve. Vendet që kërkojnë rrugën e prosperitetit, në vend që të bëhen qendra të përhershme bëhen të paqëndrueshme, raporton abcnews.al
Në mars të vitit të kaluar, ndërsa një ngarkesë me furnizime mjekësore kineze mbërriti në Beograd për të ndihmuar në luftën kundër pandemisë, presidenti serb puthi flamurin kinez. Qeveria në Beograd ka vlerësuar qeverinë kineze gjatë gjithë pandemisë dhe ka marrë në këmbim dërgesa të mëdha të vaksinave kineze dhe pajisjeve mjekësore.
Gjatë dekadës së kaluar, Kina dhe Rusia kanë rritur ndikimin e tyre në Ballkan. Investimet kineze po financojnë fabrika të mëdha dhe duke u siguruar qeverive lokale teknologjinë më të fundit ndërsa Kina kultivon brezin e ardhshëm të liderëve në të gjithë rajonin.
Ndërkohë Rusia ka mbajtur një qëndrim të kundërt për vite me radhë , duke mbështetur dezinformimin, propagandën, nacionalistët dhe demagogët – duke mbështetur një përpjekje për grusht shteti në Malin e Zi dhe duke ndërhyrë në Maqedoninë e Veriut.
30 vite pas shpërthimit të luftës në ish Jugosllavi, vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të lulëzojnë.
Ashtu si fqinjët e tyre lindorë, ata duhet të ishin bashkuar me NATO dhe BE, duhet të ishin partnerë të barabartë në familjen europiane. Kjo është ëndrra e çdo brezi por në vend të kësaj, shumica presin ndihmë nga BE për një jetë të sigurt dhe me prosperitet.
Në vend të kësaj, në të gjithë rajonin, progresi po humbet rrugën dhe paqëndrueshmëria po rritet. Ndikimi i Rusisë dhe Kinës po inkurajon edhe më shumë këtë proces dhe BE dhe Perëndimi nuk po bëjnë mjaftueshëm për ta ndaluar diçka të tillë, raporton abcnews.al
Për shembull, në Bosnjë-Hercegovinë, dhuna është një karakteristikë e politikës. Mohimi i gjenocidit është i përhapur kudo. Dhe politikanët e huaj, nga kryeministri malazes te ministri i jashtëm rus, minojnë haptazi sovranitetin e Bosnjës.
Rusia i ka dhuruar tanke Serbisë, ajo ka shprehur hapur qëllimet e saj ekspansioniste në rajon dhe në të njëjtën kohë kërcënon Bosnjë-Hercegovinën , duke thënë se “do të duhet të reagojë” nëse vendi dëshiron të bashkohet me NATO-n.
Një non-paper që propozon shpërbërjen “paqësore” të Bosnjë-Hercegovinës – e shkruar gjoja nga qeveria Sllovene, e cila mohoi përfshirjen është rrënjosur në idetë nacionaliste që nga ditët më të errëta të viteve 1990, ide që çuan në luftë, spastrim etnik dhe gjenocid.
Vendimi i një gjykate të martën për të dënuar komandantit serb të Bosnjës gjatë kohës së luftës Ratko Mladić ishte një kujtesë për ato kohë tmerri, raporton abcnews.al
Mjerisht, përgjigja nga bashkësia ndërkombëtare ka qenë e vakët. Për sa i përket anëtarësimit në BE nuk ka progres serioz drejt zgjerimit të bllokut. Dhe nuk ka asnjë plan alternativ. Edhe për sa i përket pandemisë, përgjigjja kolektive ka qenë përsëri e vakët.
Në fakt është diçka e lehtë të sigurohet ndihmë për njerëzit dhe vendet në pragun e BE-së – vendet, e ardhmja e të cilave është e ndërthurur ngushtë me atë të të gjitha kombeve europiane. Do të ishte një kujtesë e fuqishme e forcës së BE-së dhe Britanisë si partnerë dhe miq. Megjithatë, për shumë kohë rruga është lënë e hapur për Rusinë dhe Kinën.
Nuk ka pse të jetë kështu. Me një vizion dhe veprim të koordinuar nga BE-ja dhe aleatët e saj – Britania duhet të jetë një partner i fortë dhe i besueshëm, duke ndihmuar që Ballkani përsëri të jetë në drejtimin e duhur.
Vlerat europiane, të demokracisë, të drejtave të njeriut dhe transparencës duhet të jenë parësore:
–Ne nuk mund të fitojmë në kushtet e kundërshtarëve tanë.
-Ne duhet të bëjmë presion për reforma dhe për institucione më të forta demokratike.
-Ne duhet të mbështesim shoqërinë civile dhe të trajtojmë korrupsionin.
-Ne duhet t’i rezistojmë me vendosmëri ideve të rrezikshme, të ndryshimeve të kufijve, mohimit të gjenocidit dhe nacionalizmit etnik, kudo dhe kurdo.
Në terma konkretë, kjo do të thotë që të mbështetet Përfaqësuesi i Lartë në Bosnjë-Hercegovinë i ngarkuar me mbikëqyrjen e zbatimit të marrëveshjes së Dejtonit të vitit 1995 që solli paqen në vend. Kjo nënkupton gjithashtu përdorimin e mekanizmave europianë të sanksionimit kundër atyre që kërkojnë të minojnë marrëveshjet e paqes.
Që do të thotë ruajtja e fondeve, angazhimit politik, ushtarak dhe diplomatik. Do të thotë të mendosh seriozisht se si të shqyrtosh planet e anëtarësimit në NATO dhe BE.
Ka shumë arsye për të qenë shpresëdhënës për të ardhmen e Ballkanit. Por një strategji efektive për ti dhënë fund ndikimin në rritje rus dhe kinez, ringjalljen e nacionalizmit dhe rrezikun në rritje të konfliktit është lënë pas dore nga shumë vende.
Historia ka treguar se nëse nuk tentojmë tani, do të detyrohemi të kërkojmë ndërhyrje shumë më të kushtueshme dhe komplekse në të ardhmen. Përktheu Sonila Backa-abcnews.al