Çfarë kanë rezervuar yjet sot për ju: Bëhuni gati për sfida të reja

schedule07:16 - 11 Tetor, 2020

schedule 07:16 - 11 Tetor, 2020

Dashi

Mundohuni që të relaksoheni dhe mos u shqetësoni shumë për ndjenjat, keni nevojë për të rikuperuar energjitë. Në punë, ka disa projekte të cilat duhen perfeksionuar. Duke nisur nga fillimi i javës do të ketë zhvillime të reja.

Demi

Mund të përballeni me probleme në dashuri gjatë kësaj dite, ndërsa mëngjesi nuk do të jetë ndër më të mirët. Në punë, mundohuni që të mos nxirrni kartat sekrete dhe strategjitë.

Binjakët

Nëse janë dy persona për të cilët keni interes, bëni kujdes dhe mundohuni që të zgjidhni histori të qeta dashurie. Në punë parashikohen debate, lidhur me një pagesë që ju takon.

Gaforrja

Çiftet e reja do të kenë mundësi që të marrin frymë lirisht, pasi gjatë së dielës do të kalojnë një mbrëmje intriguese. Ndërsa në punë, mund të mendoni për një mbyllje përfundimtare ose diçka të re.

Luani

Kush është në kërkim për të gjetur pasionin, kjo është dita e duhur. Sa i takon punës, do të keni mundësi që të kompletoni disa projekte apo marrëveshje.

Virgjëresha

Venusi do të ketë ndikim të favorshëm në shenjën tuaj deri në datën 28. Përfitoni! Ndërsa në punë, sukseset nuk do të vonojnë, bëni pak durim, shkruan noa.al.

Peshorja

Hënën nuk do e keni më kundër, ndaj në sferën sentimentale do të ketë zhvillime pozitive. Propozime të mira do të ketë edhe në punë. Një mik do ju ofrojë diçka me leverdi.

Akrepi

Mund të vini në siklet partnerin/en tuaj me ndonjë fjalë të pavend, ndaj kujdes! Në punë, mundohuni që të ruani qetësinë, pasi kush ka një aktivitet të vetin do të rikuperojë.

Shigjetari

Do të gjeni dëshirën për të dashuruar dhe për ta lënë veten të lirë gjatë pasdites. Ju pret një e diel e mbushur me emocione të mëdha. Në punë, mund të inatoseni me një person të shenjës së binjakëve ose peshqve.

Bricjapi

Hënën nuk do e keni më kundër dhe do të keni mundësi që të gjeni pak qetësi në dashuri. Ndërsa në punë, nëse gjatë javëve të fundit keni pasur një problem, do të gjeni zgjidhjen. Nuk duhet ti nënvlerësoni propozimet e reja.

Ujori

Do të përballeni me konflikte në dashuri gjatë kësaj dite. Kujdes duhet të tregojnë veçanërisht çiftet të cilat kanë probleme aktualisht. Sa i takon punës, mundohuni që të mbani nën kontroll disa veprime blerje-shitjesh.

Peshqit

Matini mirë fjalët, dashuritë që do të lindin në këto ditë, mund të përfshihen në polemika. Në punë, nuk duhet ti nënvlerësoni propozimet e reja. Saturni është në anën tuaj./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!