Çfarë kafshe shihni në foto? Ky iluzion optik ka bërë “lëmsh” rrjetin për vite të tëra

schedule14:24 - 4 Maj, 2022

schedule 14:24 - 4 Maj, 2022

Një nga iluzionet optike më të vjetra ndodhet në tempullin hindu, Airavatesvara në Indi. Tempulli, i vendosur në shtetin Indian të Tamil Nadu, u ndërtua në shekullin e 12-të nga Rajaraja II. Aty ndodhet një skulpturë në të cilën janë bashkuar një elefant dhe dem.

Ajo që e bën shumë interesante është pyetja e përjetshme, e kujt është koka, e demit apo elefantit. Gjegjësisht, nëse mbuloni trupin e kafshës në anën e majtë, mund ta shihni qartë elefantin, por nëse e bëni atë në anën e djathtë, ju merrni një fotografi të një demi.

Kafsha që shihni për herë të parë tregon shumë për karakterin tuaj:

Image

Demi

Nëse së pari shihni një dem, padyshim do të thotë se jeni kokëfortë dhe nuk bëni kompromise. Ju dini të qëndroni të fortë dhe pozitivë në momentet më të vështira. Jeni shumë këmbëngulës dhe refuzoni të ndryshoni, ndonjëherë në dëmin tuaj.

Elefanti

Nëse së pari shihni një elefant, do të thotë se jeni besnik dhe respektoni miqtë dhe familjen tuaj. Jeni të kujdesshëm dhe të vëmendshëm dhe i trajtoni njerëzit me mirësi dhe respekt. Të tjerët shpesh ju besojnë sepse e dinë që nuk do t’i zbuloni kurrë sekretet e tyre. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!