“Çfarë ju kam bërë”, vrau 8-vjeçarin, si torturoi autori një 16-vjeçare vite më parë, motra e futi në kurth

schedule14:21 - 17 Nëntor, 2021

schedule 14:21 - 17 Nëntor, 2021

ABC ka siguruar dosjen e vrasësit, Klodian Çalamani i cili vrau me kazmë, 8-vjeçarin në Fier. Në këtë dosje thuhet se Klodian Çalamani ishte një njeri problematik, ku kreu në bashkëpunim me Florian Vasiun një tjetër krim të rëndë në vitin 2006.

Në dosjen e siguruar nga ABC tregohet historia e rrëmbimit të një vajzë 16-vjeçare e cila u dhunuar për disa minuta derisa mundit të shpëtonte. Klodian Çalamani dhe Florian Vasiu u dënuan vetëm me nga 4 vite.

Në atë kohë ajo ka rrëfyer për grupin hetimor se si ka ndodhur ngjarja. Ka qenë Çalamani ai që ka futur në kurth të renë duke i bërë presion motrës së tij që ta ftonte në shtëpinë e tyre.
Motra e Çalamanit ka takuar në rrugë 16-vjeçaren dhe i ka kërkuar ndihmë për të blerë disa gjëra për fëmijën e saj pasi ajo ishte e martuar në Maqedoni dhe kishte ardhur në shtëpinë e të vëllait.

“Çfarë ju kam bërë. Çfarë problemi keni me mua”mësohet tu jetë drejtuar vajza autorëve.

Ky skenar u thur nga dy autorët pasi e reja prej kohësh refuzonte Vasiun për të dalë me të. Një ditë ai e kishte pritur jashtë shkollës dhe e kishte ftuar për një kafe dhe kjo skenë ishte parë nga i dashuri i saj. Ai i kishte kërkuar të mos e shqetësonte më 16-vjeçaren. Kjo nuk është pritur mirë nga Vasiu i cili bashkë me Çalamanin kanë menduar të hakmerren ndaj saj.

Në momentin kur 16-vjeçarja ka shkuar në shtëpinë e Çalamanëve, ka parë Klodianin me një biçak në dorë. Pasi është futur brenda ka parë edhe Florian Vasiut. Ajo ka tentuar të largohet por ata e kanë ndalur. E motra e Klodianit është larguar, ndërsa ai bashkë me Vasiun për disa minuta e kanë torturtuar duke e përplasur pas muri dhe e kanë kapur nga flokët. Ajo i ka thënë hetuesve se ka tentuar disa herë të largohet por ata nuk e kanë lejuar. Në një moment Klodiani ka qëlluar me shishe birre në drejtim të saj, por ajo ka arritur të shmanget. /acbnews.al/