Çfarë janë forcat e pavetëdijshme që kontrollojnë veprimet tona?

schedule23:18 - 21 Nëntor, 2022

schedule 23:18 - 21 Nëntor, 2022

Pse e bleve makinën tënde? Pse u dashurove me partnerin tënd? Kur fillojmë që të analizojmë bazën e zgjedhjeve tona të jetës, qofshin të rëndësishme apo jo, mund të arrijmë të kuptojmë se nuk kemi shumë të dhëna. Ne madje mund të pyesim veten nëse e njohim vërtet mendjen tonë dhe çfarë ndodh me të jashtë pjesës sonë të vetëdijshme.

Fatmirësisht, shkenca psikologjike na ofron njohuri të rëndësishme dhe mbase të habitshme. Një nga zbulimet më të rëndësishme vjen nga psikologu Benchamin Libet  në vitet 1980. Ai kreu një eksperiment që është shumë i thjeshtë, pori cili prej asaj kohe ka shkaktuar një debat të madh.

Pjesëmarrësve iu kërkua të ulen të relaksuar përpara një ore të improvizuar. Në faqen e orës ishte një dritë e vogël që rrotullohej rreth saj. Të gjithë ata që merrnin pjesë në eksperiment duhej të afronin gishtin sa herë që ndjenin dëshirën ta bënin këtë, dhe të mbanin mend pozicionin e dritës në faqen e orës kur ata e përjetuan dëshirën fillestare për të lëvizur gishtin.

Në të njëjtën kohë kur ndodhte gjithçka, pjesëmarrësve iu regjistrua aktiviteti i tyre i trurit përmes një elektroencefalogrami (EEG), që zbulon nivelet e aktivitetit elektrik në tru. Ajo që arriti të tregojë Libet ishte se orët kanë vërtet rëndësi, dhe ato ofrojnë një të dhënë të rëndësishme nëse e pavetëdijshmja luan apo jo një rol të rëndësishëm në atë që bëjmë.

Liber tregoi se aktiviteti elektrik në tru ishte projektuar që përpara se njerëzit të kishin ndërmend të lëviznin gishtin e tyre. Pra,mekanizmat e pavetëdijshëm përmes përgatitjes së aktivitetit nervor, janë ato që vendosin për çdo veprim që vendosim të bëjmë. Por e gjitha kjo ndodh përpara se sa të provojmë me vetëdije të bëjmë diçka.

Ndonjëherë, e pandërgjegjshmja jonë duket se dikton të gjitha veprimet që bëjmë. Por, ndërsa shkenca përparon, ne jemi në gjendje të rishikojmë dhe përmirësojmë atë që dimë. Tani e dimë se ekzistojnë disa probleme themelore me strukturën eksperimentale, të cilat sugjerojnë se pretendimi se pavetëdija dikton sjelljen tonë, është i ekzagjeruar.

Për shembull, kur korrigjoni paragjykimet në vlerësimet subjektive të qëllimit të vetëdijshëm, reduktohet hendeku midis qëllimeve të vetëdijshme dhe aktivitetit të trurit. Gjithsesi,zbulimet origjinale janë ende bindëse edhe nëse shumë prej tyre nuk mund të përdoren për të pretenduar se pavetëdija jonë e dikton plotësisht sjelljen tonë.

Një mënyrë tjetër për t’iu qasur idesë se në fund të fundit ne drejtohemi nga pavetëdija jonë, është të shohim raste kur mund të presim të ndodhë manipulimi i pavetëdijshëm. Në fakt,  gjatë studimit unë i  pyeta njerëzit se çfarë kuptonin me këtë.

Shembulli më i zakonshëm ishte marketingu dhe reklamimi. Dhe kjo mund të mos jetë e habitshme, duke pasur parasysh sa shpesh hasim terma të tillë si “reklamim ndaj tëpavetëdijshmes”, që nënkupton që kompanitë i drejtohen diktimit të zgjedhjeve të konsumatorit, duke stimuluar  aspektet të cilat ne nuk kemi ndonjë kontroll mbi vetëdijen.

Xhejms Vikari, që ka qenë tregtar por edhe psikolog në vitet 1950, e bëri të famshëm atëkoncept. Ai bindi një pronar kinemaje që të përdorte pajisjen e tij për të dhënë mesazhe gjatë shfaqjes së filmave. Mesazhe të tilla si “Pini Coca–Cola”shfaqeshin një fraksion sekonde. Vikari pretendoi se shitjet e pijeve u shtuan pas përfundimit të filmit.

Pas debatit të madh rreth etikës së këtij zbulimi, Vikari pranoi  se e gjitha ishte një mashtrim.

Aspekti më interesant rreth këtij debati është se njerëzit besojnë ende se metoda të tilla si reklamimi i pavetëdijshëm është ende në përdorim, kur në fakt ka ligje që na mbrojnë prej tij.

Por a marrim vendime pa menduar me vetëdije? Për ta zbuluar këtë gjë, studiuesit kanë hulumtuar në 3 fusha:shkallën në të cilën zgjedhjet tona bazohen në procese të pavetëdijshme, nëse këto procese të pavetëdijshme janë në thelb të njëanshme (për shembull, seksiste ose raciste) dhe çfarë mund të bëhet për të përmirësuar vendimmarrjen e njëanshme ose të pavetëdijshme.

Gjetja befasuese ishin se njerëzit bënin zgjedhje më të mira kur nuk mendonin fare, sidomos në mjediset komplekse të konsumatorëve. Studiuesit argumentuan se kjo ndodh për shkak se proceset tona të pavetëdijshme, janë më pak të kufizuara sesa proceset e ndërgjegjshme. Proceset e pavetëdijshme si intuita, funksionojnë në mënyra që sintetizojnë automatikisht dhe shpejt një sërë informacionesh komplekse, dhe kjo i jep njeriut avantazh, krahasuar me të menduarit qëllimisht.

Por kjo nuk do të thotë që ne drejtohemi nga e pavetëdijshmja jonë. Ka pasur gjithashtu përpjekje për të përmirësuar mënyrën e marrjes së vendimeve në jetën tonë të përditshme,në rastet kur proceset tona të paanshme të paragjykimit, mund të kufizojnë aftësinë tonë për ta bërë këtë.

Këtu ka qenë një risi e madhe vepra e fituesve të Çmimit Nobel Riçard Taler dhe Kas Sanshtein. Ideja themelore pas punës së tyre vjen nga shkencëtari konjitiv DanielKahneman, një tjetër fitues i çmimit Nobel, që argumentoi se vendimet e nxituara motivohen kryesisht nga e pavetëdijshmja jonë.

Për të ndihmuar në përmirësimin e mënyrës se si marrim vendime, Taler dhe Sanshtein, rekomandojnë që të ridrejtojmë proceset e njëanshme në mënyrë të pandërgjegjshme drejt një vendimi më të mirë.

Dhe mënyra për ta bërë këtë, është përmes joshjes së lehtë të njerëzve në mënyrë që ata të mund të zbulojnë automatikisht se cili opsion është më i miri për ta. Studimet e fundit nga ekipi im tregojnë se teknikat e ngacmimit dështojnë shumë shpesh, duke shkaktuar rezultate më të këqija sesa nëse nuk do të përdoreshin fare.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!