Të gjithë kujtohemi për kohën kur ishim të vegjël dhe e urrenim gjumin, ndërsa tani që jemi të rritur, nuk ngopemi duke fjetur. Sidoqoftë, për shkak të stresit dhe moshës së rritur, jo të gjithë mund të flenë mjaftueshëm. Lajmi i mirë është se kjo mund të rregullohet. Një studim nga Universiteti i Kolorados zbuloi se njerëzit që kaluan natën në një tendë flinin mesatarisht për 10 orë dhe shkonin në shtrat 2 orë më herët sesa do të kishin shkuar po të ishin në shtëpi.
Më poshtë gjeni 6 arsye pse duhet të provoni të flini jashtë
1. Jeni më të ekspozuar ndaj dritës natyrore
Sipas studimit, ekspozimi ndaj dritës natyrore do të rivendosë dhe akordojë orën e trupit tuaj. Nëse doni që netët tuaja pa gjumë të mbarojnë, duhet të konsideroni të flini larg teknologjisë.
2. Nivelet tuaja të melantoninës ndryshojnë
Drita artificiale e smartfonëve ose kompjuterit tuaj mund të ulë nivelet e melantoninës, gjë që ndikon në cilësinë e gjumit. Kjo është arsyeja ose duhet të përpiqemi të flemë jashtë sa më shpesh të mundmi, informon abcnews.al.
3. Nivelet tuaja të imunitetit rriten
Një studim në Japoni tregoi se kalimi i rreth dy orëve në dit në pyll, sjell shumë përfitime për trupin, si për shembull: presion i ulët i gjakut, përqendrim i ulët i kortizolit, rrahje të ulëta të pulsit, si dhe nivele të larta të qelizave të bardha të gjakut. Për më tepër, fjetja një natë në natyrë mund të rrisë aktivitetin tonë imunitar për të paktën një javë.
4. Truri dhe funksionet trupore përmirësohen
Truri ynë përdor shumë oksigjen që të funksionojë ashtu si duhet. Edhe muskujt gjithashtu. Nuk është një sekret që sa më shumë oksigjen të thithim, aq më mirë është për ne. Pra, gjumi jashtë nuk është vetëm një përvojë relaksuese pa teknologji, por gjithashtu është mirë për trupin dhe trurin, informon abcnews.al.
5. Bien nivelet e stresit
Mënyra sesi ne jetojmë jetën, mund të jemi gjithë kohës në stres. Një studim tregon se shikimi i fotos së një peme zvogëlon stresin tuaj, dhe shikimi i një peme të vërtetë është akoma më i dobishëm për shëndetin mendor. Jo vetëm kaq, por tingujt e ambienteve të jashtme janë qetësues dhe kanë aftësi relaksuese. Pra, nëse nuk ju shqetësojnë tingujt e kafshëve apo era që fryn, fjetjen jashtë mund ta shikoni si një përvojë relaksuese.
6. Nuk merrni frymë ajër të ndenjur
Sipas studiuesve, nëse një punonjës zyre kalon shumë kohë pa ajrosje, nivelet e karbonit në trup kanë të ngjarë të jenë të larta. Kjo bën që truri të jetë i mjegulluar dhe të jeni më pak produktiv. Gjithashtu do të keni dhimbje koke dhe probleme me frymëmarrjen. Për ta rregulluar këtë problem, bëni një sy gjumë jashtë në ajër të pastër./e.b-abcnews.al