Ç’farë i ndodh organizmit nëse pini tre kafe në ditë?!

schedule21:06 - 16 Shkurt, 2023

schedule 21:06 - 16 Shkurt, 2023

Kafeja dhe kafeina është një pikë e nxehtë në debatet shkencore mbi shëndetin e zemrës.

Një dokument i publikuar së fundmi nga Shoqata Amerikane e Kardiologjisë, ka konfirmuar se pirja e tre filxhanëve kafe në ditë ul rrezikun sëmundjeve të zemrës.

Sipas tij, kafeina arrin të neutralizojë reagimin e një lënde kimike që shkakton aritmi kardiake.

Por kujdes! Nuk bëhet fjalë për të sëmurët me tension të lartë apo që vuajnë nga sëmundje të zemrës.

Kjo kategori njerëzish duhet gjithmonë të ketë kujdes me kafen, sipas këshillës së mjekut.

Një studim konfirmon se njeriu mund të pijë 3 filxhanë kafe në ditë pa dëmtuar shëndetin.

Sipas studiuesve, kafeina bllokon një molekulë të veçantë që nxit çrregullimet në rrahjet e zemrës që eventualisht shkaktojnë kolapsin e saj.

Aritmia e zemrës është një problem që prek miliona njerëz në botë.

Kjo sëmundje e detyron zemrën të rrahë shumë fort, ngadalë ose në mënyrë të çrregullit.

Ajo vështirëson furnizimin me gjak të barkusheve të zemrës dhe bllokimin e mushkërive.

Kardiologët shpjegojnë se një filxhan i vetëm me kafe përmban 95 mg kafeinë dhe stimulon sistemin nervor.

Në bazë të eksperimenteve të tyre, konsumi i 3 filxhanëve kafe në ditë nuk ashpërson aritminë dhe as nuk rrit rrahjet e zemrës.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!