Çfarë ha dhe sa fle njeriu më i pasur në botë?

schedule12:43 - 5 Nëntor, 2022

schedule 12:43 - 5 Nëntor, 2022

Mund të thoni se njerëzit me pasuri të mëdha përdorin metoda speciale për të ruajtur shëndetin, produktivitetin dhe fokusin, por e vërteta është ndryshe. Elon Musk, njeriu që zë vendin e parë në listën e njerëzve më të pasur, ka rregulla të veçanta që ai i përmbahet rreptësisht.

Musk ka zbuluar se”është e vështirë që të qëndrojë në formë sepse po plaket gjithnjë e më shumë”.“Për të qenë i sinqertë, më mirë do të ha ushqim të shijshëm dhe të jetoj një jetë më të shkurtër”, tha ai duke shtuar se është i vetëdijshëm për rëndësinë e mbajtjes së peshës, ndaj nuk e anashkalon kurrë mëngjesin.

Ai ha kryesisht omëletë, dhe i pëlqen skara. Preferon kuzhinën franceze dhe gjermane. Njeriu më i pasur fle çdo natë deri në gjashtë orë e gjysmë, që është pak më pak se rekomandimi i mjekut që duhet të flemë shtatë deri në nëntë orë. “Gjumi është i mrekullueshëm. Jam i mërzitur nëse nuk fle mjaftueshëm.

Mund të rrija zgjuar më gjatë, por më pas do të punoja më pak, sepse mungesa e gjumit ndikon në fokusin tim”, shpjegoi miliarderi, i cili nuk ha apo pi asnjëherë alkool dy deri në tre orë para se të shkojë në shtrat, sepse prish gjumin. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!