Nga Jacob Dayan, Haaretz
Pas një bisede të gjatë telefonike midis Presidentit izraelit Isaac Herzog dhe Presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan, të gjithë po flasin për mundësinë e një rilindjeje, një epokë të re në marrëdhëniet mes dy vendeve.
Kështu tha drejtori i përgjithshëm i Ministrisë së Jashtme dhe ish-ambasadori në Turqi, Alon Liel, si dhe Zvi Bar’el për Haaretz.
Gjatë takimeve të Erdogan me udhëheqësit izraelitë ishte e qartë diçka: Mungesa e dukshme e dashurisë për Izraelin, madje edhe urrejtja, që nuk vinte nga mendja por nga zemra e tij. Këto ishin takime të vështira, të lodhshme dhe shumë të pakëndshme, të cilat paralajmëronin atë që e ardhmja do të sillte.
Erdogan kishte një vizion të qartë në lidhje me Lindjen e Mesme dhe ky vizion nuk përfshinte Izraelin. Popujt dhe ekonomitë mund të kenë vazhduar të bashkëpunojnë, por marrëdhëniet mes dy qeverive janë përkeqësuar, raporton abcnews.al
Benjamin Netanyahu e pa dhe e kuptoi diçka të tillë, dhe pa dyshim ndërtimi i “Rrugës së Egjeut” me Greqinë dhe Qipron ishte një përgjigje, megjithëse joadekuate, sepse marrëdhëniet strategjike me Turqinë nuk kanë kundërpeshë reale.
Dhe tani mjaftoi vetëm një bisedë midis presidentëve që mendimet e shumicës të ndryshonin.
Era e ftohtë që fryn në drejtim të Turqisë nga administrata e Biden, e cila sa do të vijë e vetëm do të forcohet, ekonomia e dështuar dhe vizioni turk i Lindjes së Mesme, i cili është shembur, mund të shkaktojë një ndryshim taktik në qëndrimin e Erdogan ndaj Izraelit, por ky ndryshim do të jetë gjithmonë vetëm taktik, jo strategjik.
Ne kemi një tendencë për të fajësuar veten për gjithçka që nuk funksionon, por në këtë rast, marrëdhënia ishte e pashpresë që nga fillimi.
Por cila është lidhja midis kësaj analize psikologjike dhe së ardhmes mes dy vendeve?
Një i huaj nuk do ta kuptonte. Vetëm ata që ishin të pranishëm në takim me Erdoganin do të kuptonin urrejtjen e tij për Izraelin, dhe vetëm ata që dëgjuan atë që ai tha, mund të kuptojnë se sa thellë janë të ngulitura këto ide në mendjen e tij.
Por nuk përjashtohet një ndryshim. Izraeli gjithashtu ka interesa të mëdha në përmirësimin e marrëdhënieve mes dy vendeve, por ne duhet të jemi vigjilentë dhe të kuptojmë se njeriu që siguroi një bazë për aktivistët e Hamasit dhe lejoi Mavi Marmara të lundronte në Gaza nuk do të kthehet papritmas në Anwar Sadat ose Mbretin Husein.
Ne duhet të kemi parasysh që Erdogan është një udhëheqës ideologjik me një vizion të qartë ndërsa Izraeli ka një qëllim të qartë për të përmirësuar marrëdhëniet mes dy vendeve.
Përktheu Sonila Backa-abcnews.al