“Çfarë faji i kam unë, ai është maniak”, tradhtari Giggs sërish në shënjestër

schedule09:55 - 7 Nëntor, 2020

schedule 09:55 - 7 Nëntor, 2020

Ryan Giggs e ka futur veten në telashe, pasi e dashura e tij, Kate Graville, e ka denoncuar atë për ushtrim dhune. Çifti ka pasur një grindje dhe trajneri aktual i Uellsit është paraqitur në polici për të dhënë deklaratën e tij.

Giggs në të shkuarën ka qenë në qendër të vëmendjes për lidhjen e fshehtë me Natasha, ish-bashkëshorten e vëllait të tij, Rhodri. Ky i fundit është ngacmuar së fundmi nga “The Sun” në Angli dhe thekson se Ryan është i fiksuar pas femrave.

“Të gjithë kanë një dobësi. Ryan është nga ata që kur del jashtë do të flejë më ndonjë grua. Unë nuk e përçmoj, më vjen keq për të. Ai ka pasur një karrierë të mahnitshme si futbollist, por thjesht është njollosur dhe kjo nuk varet nga unë.

Nuk është faji im që donte të ‘lëvizte’ sa me njërën, sa me tjetrën. Unë isha besnik.”, ka thënë Rhodri mes të tjerash. Skandali i Giggs u zbulua në vitin 2011. Ish-futbollisti i Manchester United, në atë periudhë dilte me Natasha dhe me Imogen Thomas, e njohur për pjesëmarrjen në “Big Brother” në Britaninë e Madhe. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!