Çfarë është stresi? Disa mënyra për ta menaxhuar

schedule14:47 - 26 Mars, 2022

schedule 14:47 - 26 Mars, 2022

Disa njerëz e përcaktojnë stresin si ngjarje apo situata që shkaktojnë tek ata ndjenjën e tensionit, presionit, apo emocionet negative si ankthi dhe zemërimi .Të tjerë e shohin stresin si reagim ndaj këtyre situatave.Sipas psikologëvë strsesi është një proces që përfshin  përgjigjen e një personi ndaj një ngjarje kërcënuese.

Kjo përgjigje përfshin ndryshimet fiziologjike, të tilla si rritjen e rrahjeve të zemrës dhe tensionin muskulor, si dhe ndryshimet emocionale. Stresi shkakton probleme në dobësimin e arterieve të gjakut, diabetit, astmës, problem në marrëdhënie me njerëzit dhe sjellje e vakët në shkollë apo punë.

Ja disa mënyra për të menxhuar dhe larguar stresin para se ai të bëhët kronik dhe t’ ju shoqërojë gjatë jetës tuaj.

Fillimisht duhet të shprehësh ndjenjat me miqtë e tu të dashur kalo kohë me ta bisedo, qesh, qaj dhe shpreh inatin. Kjo mund t’ju bëjë të ndjeheni më  të qetë.

Kryerja  e aktiviteteve të rregullta fizike është një nga teknikat më efektive të menaxhimit të stresit.Bëj shëtitije dhe mos qëndroni vetëm. Praktikimi i një hobi tuaj ose kryerja e aktiviteteve që të mbush kohën e lirë largon stresin.

Mund të shkruani diçka që ju bën të rrëfeni të fshehtat tuaja. Në këtë rast mbajtja e një ditari është shumë efektive.

Së pari për të larguar stresin duhet të ndalosh mendimet negtive që shkaktojnë stres. Mënyra e të ushqyerit gjithashtu ka një rëndësi të madhe në menaxhimin e stresit. Alkoli, pirja e duhanit dhe konsumimi i shumë kriprave ose produkteve si specat djegës ose piperi cojnë në rritje të nivelit të stresit./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!