Çfarë është skleroza multiple, shkaqet, simptomat dhe rreziqet

schedule13:53 - 24 Mars, 2022

schedule 13:53 - 24 Mars, 2022

Skleroza Multiple
Skleroza multiple, ose e njohur ndryshe si skleroza e shpërndarë, ose skleroza me pllaka është një sëmundje invalidizuese, në të cilën dëmtohet shtresa mbështjellëse e nervave, mielina. Dëmtimi i mielinës ndërhyn në komunikimin nervor. Dhe kjo më vonë çon në dëmtim të vetë nervave, proces i cili nuk është më i rikthyeshëm.

Kjo sëmundje është komplekse dhe vjen nga një bashkëveprim i faktorëve ambientalë ende të pazbuluar plotësisht dhe predispozimit gjenetik.

Bashkë këta faktorë nxisin një kaskadë ngjarjesh duke përfshirë sistemin imun, dëmtimin inflamator të aksoneve dhe glias, riparimin e strukturave.

Përfshirja sekuenciale e këtyre proceseve jep klinikën e karakterizuar nga episode relapsesh (simptomatike) dhe remisionesh (rikuperimi), ose episode që lenë pas shenja neurologjike të qëndrueshme, ose dhe me progresion sekondar. Mosha më e prekur e sëmundjes është mes 20 dhe 40 vjeç dhe gratë janë më të prekura nga sëmundja sesa burrat.

Shkaqet
Mjekësia nuk ka arritur të shpjegojë plotësisht se pse skleroza multiple ndodh në disa njerëz, ndërsa në disa të tjerë jo. Një kombinim faktorësh që nga gjenetika deri në infeksionet e fëmijërisë mund të luajnë rol në gjenezën e sëmundjes.

Simptomat

Shenjat dhe simptomat e sklerozës multiple variojnë gjerësisht, duke u varur nga lokalizimi i dëmtimit nervor si:
• Mpirje ose dobësi në një ose disa gjymtyrë, e cila në mënyrë klasike ndodh në njërën anë të trupit.
• Humbje e pjesshme ose e plotë e shikimit, zakonisht në njërin sy, shpesh me dhimbje gjatë lëvizjes së syve.
• Dyfishim i shikimit, ose turbullim I shikimit
• Ndjesi shpimi ose dhimbjeje në pjesë të trupit
• Sensacione si shok elektrik që ndodhin në disa lëvizje të veçanta të kokës e qafës.
• Dridhje, mungesë e kordinimit të lëvizjes, ecje e paqëndrueshme
• Çrregullime të gëlltitjes, të kontrollit sfinkterian
• Lodhje
• Marrje mendsh

Spitali Amerikan, përqafoje jetën!

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!