Çfarë është një “shpirt i vjetër” dhe a është një gjë e mirë

schedule13:02 - 10 Prill, 2021

schedule 13:02 - 10 Prill, 2021

Disa njerëz besojnë se një shpirt i vjetër është një person që ka rilindur disa erë dhe ka pasur jetë të tjera në të kaluarën. Pra, ka kuptim që edhe njerëzit që nuk besojnë në rimishërimin mund ta quajnë dikë një “shpirt të vjetër”, që do të thotë se ata janë të zgjuar dhe të pjekur përtej moshës së tyre. Për fat të keq, shpirtrat e vjetër ndonjëherë mund të keqkuptohen sepse janë të ndryshëm, por në të vërtetë ka shumë anë pozitive.

Më poshtë abcnews.al do ju tregojë pse të kesh një shpirt të vjetër është unike.

Nuk ju interesojnë gjërat materiale

Ju nuk përpiqeni të jeni të pasur, ose të kurseni sa më shumë para që të jetë e mundur. Paratë ju nevojitet vetëm për të plotësuar nevojat tuaja themelore dhe për ndonjë rast emergjence. Ju nuk ndiqni çdo trend, nuk blini telefonat më të rinj në treg dhe nuk blini veshje që janë në modë vetëm për një periudhë të shkurtër. Ju zgjidhni gjëra funksionale dhe që zgjasin gjatë. Gjërat jo materiale kanë shumë rëndësi për ju, informon abcnews.al.

Ju vlerësoni lidhjet kuptimplota

Në vend që të keni shumë të njohur, ju përqendroheni në një grup të vogël njerëzish që ju interesojnë dhe kanë më shumë rëndësi. Ju dëshironi të ndërtoni marrëdhënie të thella me ta. Miqtë tuaj mund të jenë të çdo moshe dhe të kenë prejardhje dhe përvoja të ndryshme. Me siguri ju gravitoni drejt njerëzve të moshuar, sepse shpirti juaj i vjetër kërkon të ngjashmin.

Ju jeni të ndjeshëm

Shpirtrat e vjetër janë jashtëzakonisht të ndjeshëm ndaj ndjenjave dhe emocioneve të njerëzve të tjerë. Nëse dikush që ju intereson është i shqetësuar për diçka ose po kalon një kohë të vështirë, ju e ndjeni dhimbjen e tij sikur të ishte e jotja. Ju dëshironi të ndihmoni dhe t’i bëni të tjerët të ndjehen më mirë, dhe kjo ju bën më të pjekur në një kuptim të fjalës, informon abcnews.al.

Keni nevojë për shumë kohë për veten

Të tjerët mund t’ju ​​shohin si pak të largët dhe të shpërqendruar, por në të vërtetë, nuk është për shkak se jeni të ftohtë ose sepse nuk ju intereson. Përkundrazi, ju merrni të gjitha informacionet nga mjedisi juaj dhe i analizoni ato më hollësisht. Ndjeshmëria juaj emocionale është arsyeja pse ju duhet të merrni shumë kohë për veten tuaj për të përpunuar gjithçka dhe për t’u rikarikuar. Përveç kësaj, në vend se të marrësh pjesë aktivisht në diçka, preferon të jesh vëzhgues. Shumë gjëra po ndodhin në kokën tuaj, kështu që mund të kaloni shumë kohë duke ëndërruar, por kjo gjithashtu mund t’ju ndihmojë të jeni shumë kreativ./e.b-abcnews.al