Mënyra se si punojmë po ndryshon. Më shumë njerëz po punojnë në distancë, më shumë duan mundësi fleksibël pune dhe të tjerë mendojnë se çfarë do të thotë të jesh përsëri në zyrë. Por pa mjetet e duhura lidhëse, puna në distancë ka ende shumë sfida. Facebook ka prezantuar planin ambicioz, një aplikacion i realitetit virtual (VR) për bashkëpunim në distancë.
“Horizon Workrooms” quhet plani për të cilin kompania thotë se është një nga mënyrat më të mira për të punuar së bashku nëse nuk mund të jeni fizikisht në të njëjtin vend. Përvoja është e njëjtë, thjesht virtuale. Është projektuar për të përmirësuar aftësinë e ekipit për të bashkëpunuar, komunikuar dhe lidhur në distancë, përmes fuqisë së VR.
Aplikacioni i lejon përdoruesit të bashkohet në një mbledhje si avatar ose të telefonojë në dhomën virtuale nga PC me video call. Përdoruesit gjithashtu mund të përdorin një tabelë virtuale për të skicuar idetë së bashku, të përdorin tastierën e kompjuterit, të bashkëveprojnë me kolegët si dhe të bëjnë prezantime. Për të patur akses, përdoruesit duhet të kenë kufje Oculus VR.
Me pak fjalë, Horizon Workrooms është hapi i parë i kompanisë drejt metaverse të imagjinuar të Mark Zuckerberg, një realitet alternativ gjithëpërfshirës që ndërthur botën reale me imagjinatën dhe përmirësimet dixhitale.
/abcnews.al