Çfarë është dhe pse na nget lemza? Disa mënyra për ta ndaluar atë

schedule20:20 - 26 Mars, 2022

schedule 20:20 - 26 Mars, 2022

 

Lemza përkufizohet si lëvizje e pavullnetshme e mushkërive që na ndërpret frymëmarrjen për një çast të shkurtër, zë i ndërprerë e i mbytur që del nga gryka kur bëhet lëvizja e mushkërive.

Lemza mund të paraqitet disa herë gjatë një minute. Kontraksioni është i pasuar me mbyllje të papritur të kordhave të zërit, që rezulton me zë karakteristik.

Ja disa arsye që e shkaktojnë lemzën.

Emocionet e forta si frika, ankthi, gëzimi, euforia ose të qeshurit me shumë zë janë shkaktarët kryesorë të lemzës.

Të ushqyerit e shpejtë ose tejngopja, ngrënia e ushqimeve të thata ose pikante si dhe konsumimi i alkolit në sasi të mëdha gjithashtu shkaktojnë lemzën.

Zakonisht lemza largohet pas disa minutave. Vetëm në raste të rralla ajo është shenjë e ndonjë problemi shëndetësor më serioz. Nëse lemza nuk ndalon në kohë prej 48 orëve, kërkoni ndihmë mjekësore.

Ekzistojnë më shumë mënyra të ndryshme me të cilat mund të ndaloni lemzën. Disa prej tyre ndoshta do ju duken qesharake, por ia vlen që ti provoni.

Fillimisht merrni frymë thellë dhe numëroni ngadalë deri më 10 para se ta leshoni frymën. Përsëriteni 3-4 herë.

Ndërsa disa mënyra të tjera sugjerojnë që të pini ujë të ftohtë hani një lugë sheqer, mjaltë ose një copë limon.Shija e tyre acidike do ju ndihmojë që të liroheni nga lemza./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!