Çrregullimi bipolar, i quajtur ndryshe depresioni maniak, është një gjendje e shëndetit mendor që shkakton luhatje të mëdha humori që përfshijnë ngritje emocionale (mani ose hipomani) dhe ulje të tij (depresioni).
Këto ndryshime të humorit ndikojnë në gjumin, energjinë, aktivitetin, gjykimin, sjelljen dhe aftësinë për të menduar qartë.
Kur bini në depresion, mund të ndiheni të trishtuar ose të pashpresë dhe të humbni interesin për të kryer aktivitetet e përditshme, si puna, shkolla, aktivitetet sociale ose marrëdhëniet.
Shfaqni pagjumësi ose flini shumë, keni humbje energjie dhe ndjeheni të lodhur, humbni ose shtoni peshë, nuk arrini të përqëndroheni dhe mendoni, planifikoni ose tentoni vetvrasje.
Kur humori juaj kalon në mani ose hipomani, mund të keni ndjenjë të ekzagjeruar të vetbesimit, të jeni të shpërqëndruar, plot energji, jashtëzakonisht nervoz dhe do të keni ulje të nevojës për gjumë.
Fëmijët dhe adoleshentët mund të kenë episode të dallueshme depresive ose euforike por modeli i çrregullimit bipolar ndryshon nga ai i të rriturve. /abcnews.al