Çfarë e shkakton gjakderdhjen?

schedule23:16 - 12 Gusht, 2022

schedule 23:16 - 12 Gusht, 2022

Një rast i gjakderdhjes nga hunda të krijon përshtypjen, por në fakt nuk është e lidhur me diçka shqetësuese. Një fenomen i zakonshëm, sidomos tek fëmijët, dhe në pjesën më të madhe të rasteve mund të menaxhohet në shtëpi.

SHKAQET

Brendësia e hundës është e pasur me vaza të vogla gjaku, veçanërisht delikate që mund të cahen dhe të gjakosen me lehtësi.

Shkaqe të shpeshta të epistazave janë:

Vendosja e gishtit në hundë,

Shfryrja shumë e fortë e hundëve,

Një traumë në hundë,

Infeksionet lokale (riniti dhe sinuziti)

Goditje nxehtësie,

Ndryshime të lagëstirës apo temperaturës që e bëjnë brendësinë e hundës të thatë.

ÇFARË DUHET TË BËNI?

Për të ndërprerë gjakosjen nga hunda:

Uluni dhe shtrydheni butësisht pjesën e botë të hundës, për të paktën 10-15 minuta.

Mbështetuni para dhe merrni frymë me gojë, në mënyrë që të dalë gjaku nga hunda duke shmangur kalimin në gojë (një gëlltitje e tepërt e gjakut do të nxiste refleksin e të vjellës).

Vendosni akull apo perime të ngrira të mbuluara me një pecetë në urën e hundës.

Uluni drejt, jo të shtriheni, për të reduktuar presionin e vazave arteriale të hundës dhe gjakosjen e mëtejshme.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!