Si u rrëzua Netanyahu, legjendari në krye të qeverisë izraelite

schedule14:39 - 5 Qershor, 2021

schedule 14:39 - 5 Qershor, 2021

Nga Amotz Asa-El, The Jerusalem Post

Nëse ka diçka që historianët do të bien dakord është se rënia e Netanyahut nuk u shkaktua nga ndonjë ngjarje apo ide por nga karakteri i tij. Edhe nëse drama e këtyre ditëve rezulton në largimin e Netanyahut  nga posti që ka mbajtur për vite me radhë, hija e tij do të jetë mes nesh, ndoshta për vite me radhë.

Edhe nëse Bennett-Lapid do të formojë qeverinë e re, shanset për një rikthim të Netanyahut janë të larta: Koalicioni do të jetë i brishtë, Irani mund të vazhdojë sulmet dhe gjykata mund ta shpallë të pafajshëm.

Këto janë pikërisht disa nga arsyet që mund të bëjnë Netanyahu të rikthehet përsëri në pushtet. Por megjithatë, Netanyahu  është cilësuar si një udhëheqës i paqëndrueshëm, një person i cili nuk pranon fatin e tij dhe as nuk dorëzohet.

Historianët ka të ngjarë ta cilësojnë vitin 2021 si vitin kur humbi shkëlqimi i tij. Pas 12 vitesh në politikë, marifetet e një magjistari i cili bëri koalicione, mbrojti kundërshtarët e tij dhe luajti me partitë rivale dhe aleate nuk ekzistojnë më.

Por lind pyetja: Çfarë e shkaktoi rënien e tij?

Rënia e liderëve të fuqishëm është gjithmonë komplekse, por shpesh është vërtitur rreth një ngjarje masive, ose një ideje të re. Për shembull, pushteti i Lyndon Johnson mori fund për shkak të Luftës së  Vietnamit, të cilën ai nuk dinte si ti jepte fund.

Në mënyrë të ngjashme, edhe udhëheqja e Menachem Begini mori fund për shkak të Luftës së Libanit. Udhëheqja e Czar Nikolai mori fund nga komunizmi, fuqia e të cilit nuk arriti të vlerësohej, ashtu si Erich Honecker, Nikolai Ceausescu dhe pjesa tjetër e udhëheqësve të fundit komunistë,raporton abcnews.al

Rënia e Netanyahut nuk është rezultat i ndonjë problemi nga jashtë

Ndryshe nga Golda Meir, vendi tij nuk u prek nga lufta e Yom Kippur. Ndryshe nga Herbert Hoover, ai nuk kishte asnjë konflikt madhor. Dhe ndryshe nga George W. Bush, ai nuk u godit nga uragani Katrina.

Nëse ka diçka që rriti suksesin e tij është rënia e marrëveshjes për paqe në Oslo. Por rrëzimi i Netanyahut nuk është diçka që ai nuk e priste. Si ministër i financave, ai finalizoi revolucionin kapitalist të Izraelit, në përputhje me trendet globale të shekullit të kaluar.

Kur Netanyahu u përball me protesta për strehim dhe ulje të çmimeve të ushqimeve, kryeministri u tërhoq nga politika e tij monetariste,  për një metodë kapitaliste pas krizës financiare të vitit 2008. Prandaj rrëzimi i Netanyahut nuk ka të bëjë me ngjarje apo ide.  Ka të bëjë me karakterin.

Të metat e karakterit që nxitën rrëzimin e Netanyahut ishin të dyfishta: shoqërore dhe morale.  Numri i njerëzve që Netanyahu mbështeti, i bëri aleatë dhe që u kthyen nga miq të ngushtë në armiq është befasues, raporton abcnews.al

Këta janë Gideon Sa’ar, i cili dikur ishte ministër i arsimit, Avigdor Liberman, i cili dikur ishte drejtor i përgjithshëm i zyrës së tij, Naftali Bennett, i cili dikur ishte shef kabineti, Yair Lapid, i cili dikur ishte ministër i financave, dhe Benny Gantz, i cili ende është ministër i mbrojtjes.

Kjo është një listë e pjesshme e njerëzve që humbën besimin te Netanyahu që nga vitet 1990. Më pas humbja e besimit te Netanyahu ishte bërë aq solide dhe e përhapur sa askush nga partnerët e tij të koalicionit nuk besonte asnjë nga premtimet e tij.

Si nuk mund ta kuptonte Netanyahu që të lije jashtë qeverisë së tij Gideon Sa’ar (me më shumë se 30 anëtarë) do ta bënte atë dikë të urryer?

Si mund të mos e kuptonte ai se Bennett nuk do ta falte përpjekjen e tij për të përhapur lajme negative në lidhje me gruan e Bennett?

Si do ta falte Gantz dështimin e Netanyahut për të negociuar rreth marrëveshjes së paqes?

Vetëm një person emocionalisht i dobët  mund t’i poshtërojë njerëzit si ai. Nëse ai nuk mund të kuptojë turpin që u shkakton njerëzve të tjerë, shumë kanë shpresuar se ai të paktën mund të mësonte të llogariste mënyrën se si të tjerët do ti përgjigjeshin arrogancës së tij. Ai nuk mundi ta llogariste as këtë.

Kjo, pra, është e meta që ka zhvlerësuar udhëheqjen e Netanyahut. E meta morale buron prej saj. Pasi ai besonte se ishte më i zgjuari dhe gjithë të tjerët ishin budallenj. Netanyahu e mendonte veten të plotfuqishëm dhe për të drejtësia ishte e vogël, raporton abcnews.al

Dhe kështu, shumë shpejt ajo që u cilësua si një dhuratë me vlerë prej 1 milion dollarë nga dy milionerë u zbulua që ishte në fakt ryshfet. Në të vërtetë, krahasimi dhe ekuilibrimi i madhështisë dhe vogëlsisë së Netanyahut do të jetë detyra më e ndërlikuar e biografëve të tij.

Rënia e tij, megjithatë, nuk do të jetë mister. Ajo rezultoi nga mendjemadhësia e një udhëheqësi të madh që dinte kaq shumë për historinë, ekonominë dhe diplomacinë, dhe kaq pak për njerëzit, drejtësinë dhe besimin./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!