Çfarë e rrëzoi avionin në Korenë e Jugut?

schedule07:56 - 30 Dhjetor, 2024

schedule 07:56 - 30 Dhjetor, 2024

Ende ka pasiguri rreth rrëzimit më vdekjeprurës të aeroplanit në tokën e Koresë së Jugut.

Ekspertët kanë vënë në dyshim se sa ndikim mund të ketë pasur një goditje zogjsh në rrëzimin e fluturimit Jeju Air, shkruan Sky News

Zyrtarët thanë se brenda pak minutash kulla e kontrollit lëshoi ​​një paralajmërim për goditjen e shpendëve, pilotët më pas tentuan të ulen në pistë nga drejtimi i kundërt.

Aeroplani rrëshqiti në pistë pa pajisje uljeje përpara se të godiste një mur betoni dhe të shpërthente në flakë.

“Në këtë pikë ka shumë më tepër pyetje sesa ne kemi përgjigje. Pse aeroplani po shkonte kaq shpejt? Pse nuk ishin hapur kapakët? Pse pajisjet e uljes nuk ishin ulur?”, tha Gregory Alegi, ekspert i aviacionit dhe ish-mësues në akademinë e forcave ajrore të Italisë.

Christian Beckert, ekspert i sigurisë së fluturimit dhe pilot i Lufthansa, tha se pamjet sugjeronin se shumica e sistemeve të frenimit të avionit nuk ishin aktivizuar, duke krijuar një “problem të madh” dhe një ulje të shpejtë.

“Është me të vërtetë, me të vërtetë shumë e rrallë dhe shumë e pazakontë të mos ulësh marshin sepse ka sisteme të pavarura ku mund ta ulim marshin me një sistem alternativ”, tha ai.

“Një goditje zogu nuk kishte gjasa të kishte dëmtuar pajisjen e uljes ndërsa ishte ende lart, dhe nëse do të kishte ndodhur kur ishte ulur, do të kishte qenë e vështirë të ngrihej përsëri”, shtoi Beckert.

Eksperti australian i sigurisë së linjave ajrore Geoffrey Dell tha se nëse një tufë zogjsh do të kishte fluturuar në motor, ata nuk do të mbylleshin menjëherë, duke u dhënë pilotëve pak kohë për të reaguar.

“Sigurisht që mund të ketë pasur një goditje zogu, por pasojat janë shumë të mëdha që kjo të jetë shkaku i drejtpërdrejtë i aksidentit”, tha Alegi.

Vendimi për t’u ulur në pistë nga ana e kundërt ngrit më shumë pyetje për hetuesit, sipas Marco Chan, pedagog i lartë në operacionet e aviacionit në Universitetin e Buckinghamshire New dhe një ish-pilot./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!