Çfarë duhet të kini kujdes kur skuqni peshk?

schedule16:40 - 19 Janar, 2021

schedule 16:40 - 19 Janar, 2021

Për metodën e skuqjes së peshkut rekomandohen të përdoren peshq të vegjël pasi kur peshqit janë të mëdhenj nuk përgatiten siç duhen.

Kur skuqen, nxehtësia e vajit bën që peshqit e mëdhenj të skuqen vetëm nga jashtë dhe jo nga brenda.

Ndaj dhe për metodën e skuqjes rekomandohen kryesisht sardelet dhe peshqit me masë pak më të mëdhenj se sardelet.

Një nga gabimet që bëhet tek peshku i skuqur është vendosja e tij direkt në vaj të nxehtë çka sjell dhe ngjitjen e tij në tigan.

Sipas agroweb.org, për të evituar këtë problem, lyejini peshqit si fillim me pak miell nga të dyja anët dhe më pas vendosini për të skuqur në vaj të nxehtë.

Kjo do ndihmojë në skuqjen uniformë të peshkut ashtu si edhe do të evitojë ngjitjen e tij në tigan. Përveç miellit, peshqit mund t’i lyeni edhe me bukë të thekur të grirë imët përmes një rende kuzhine.

Pasi i keni skuqur, peshqit vendosini në një enë ku keni shtruar letër kuzhine në mënyrë që kjo e fundit të përthithë yndyrën dhe konsummojini sapo të ftohen pak. l.k/abcnews.al