Çfarë duhet të bëni për të qenë të lumtur?

schedule23:04 - 10 Prill, 2022

schedule 23:04 - 10 Prill, 2022

Ndërsa shënojmë historikun fatkeq të një viti të tërë duke u përballur me një pandemi globale, unë kam disa lajme të mira.

Një studim i ri sugjeron se nëse jeni ndjerë tëdëshpëruar, mund të bëni një ndryshim të thjeshtë në zakonet tuaja të përditshme, të cilat mund të çojnë në një përmirësim të dukshëm të humorit tuaj.

Nga ana tjetër, kjo mund t’ju ndihmojë që të funksiononi më mirë në punë, të drejtoni një ekip në mënyrë më efektive, dhe tek e fundit të arrini qëllimet tuaja në jetë dhe në biznes.

Këtu është studimi, mjafton një ndryshim i thjeshtë, dhe ju mund të ndiheni më mirë nesër nëse i zbatoni këshillat që sot.

Pyesni mjekët e rinj

Duke shkruar në “npj Digital Medicine”, studiuesit nga Michigan Medicine, qendra akademike mjekësore në Universitetin e Miçiganit, studiuan gjumin dhe gjendjen shpirtërore të raportuar nga 2.100 njerëz, sidomos mjekë që në fillimet e hershme punonin si praktikantë në spitale.

Siç mund ta dijë cilido që ka bërë praktikë në mjekësi apo ka parë seriale mbi këtë temë, jeta e një mjeku praktikant mund të jetë e keqe, brutale dhe e gjatë:orë të ç’rregullta në punë, thirrje në çdo kohë të natës, mungesë gjumi.

Prandaj, studiuesit iu kërkuan atyre të vinin në dorë një pajisje që gjurmonte gjumin dhe aktivitetin e tyre. Gjithashtu ata u kërkuan mjekëve të rinj që të raportonin çdo ditë gjendjen e tyre shpirtërore, dhe të bënin teste për shenjat e depresioni – një herë në çdo 3-muaj.

Pas gjurmimit të të dhënave për 1 vit, studiuesit zbuluan një korrelacion të thjeshtë:Ata që raportuan një gjendje shpirtërore më të mirë, dhe që kishin më pak simptoma të depresionit, ishin gjithashtu ata që kishin oraret më pak të ndryshueshme të gjumit.

Në të kundërt, ata që kishin orare të ndryshueshme, kishin më shumë të ngjarë të raportonin një humor më të keq dhe më shumë simptoma depresive, pavarësisht nga numri i përgjithshëm i orëve që flinin.

Pra, gjumi në kohë të çuditshme ose të çrregullta, kishte të njëjtin efekt negativ në simptomat e humorit dhe depresionit, si edhe orët e pakta të gjumit. Pra u pa se ishte e pamundur të “kompensohej” mungesa e gjumit duke fjetur më shumë orë në kohë të çuditshme.

“Këto zbulime nxjerrin në pah qëndrueshmërinë e gjumit, si një faktor të pavlerësuar në lidhje me depresionin dhe mirëqenien psikologjike”- thotë Srijan Sen, profesor që drejton Studimin e Shëndetit të Brendshëm në Miçigan, sipas një platforme të drejtuar nga Shoqata Amerikane për Avancimin e Shkencës (AAAS), i cili raportoi studimin.

Viktima e parë

Tani le të flasim për mënyrën se si kjo vlen për ju. Sepse disa studime të tjera kanë treguar se gjumi është bërë “viktima” e parë e pandemisë. Një studim kanadez, zbuloi se gjysmës së5.525 njerëzve që u studiuan, iu prishën zakonet e gjumit si rezultat i Covid-19, stresit, ankthit, bllokimeve dhe trazirave të përgjithshme.

Dhe një studim i mëparshëm në SHBA, zbuloi se pandemia kishte ndikuar negativisht në gjumin e67 për qind të njerëzve. Unë dyshoj se kjo është një surprizë. Shumica e rutinave tona u ndërprenë plotësisht, dhe ishte e vështirë të krijoje rutina të reja. Gjithashtu, ne nuk e dinim vërtet se sa do të zgjaste e gjitha kjo.

A është ky normaliteti i ri, apo thjesht normalitet i ri tani për tani?Për shembull, verën e kaluar kam shkruar mbi atë që kemi dëgjuar për dekada, nga thuajse të gjithë ata që pretendonin se ishin ekspertët të të punuarit nga shtëpia, se një nga çelësat e suksesit ishte të ngriheshe në mëngjes, të bëje një dush dhe të visheshe sikur do të shkoje në punë.

Atëherë çfarë ndodhi? Një studim zbuloi se 90 për qind e punëtorëve e injoruan atë ide, duke zgjedhur opsionin “thjesht ngrihu nga shtrati” – me shtimin e mundshëm të një “këmishe Zoom-i” për të qenë gati për një video–thirrje.

Silluni mirë me veten tuaj

Nëse drejtoni një ekip apo një biznes, ju jeni të ndikuar nga të paktën 2 aspekte:

Së pari, ka të ngjarë të jenë prishur modelet tuaja të gjumit, duke ndikuar në gjendjen shpirtërore. Së dyti, ka gjithashtu të ngjarë të jenë prishur edhe modelet e gjumit të anëtarëve të ekipit tuaj, gjë që dëmton rendimentin e tyre në punë.

Pra është si një rreth vicioz. Dhe çfarë mund të bëni për ta zgjidhur këtë? E pranoj, unë jam ekuivalenti i këpucarit, fëmijët e të cilit janë zbathur, kur vjen puna tek kjo çështje, pasi modelet e mia të gjumit kanë qenë problematike. Por të paktën ne i dimë hapat që duhet të ndërmarrim. Dhe të paktën, ja cila është këshilla që të mos bëheni pjesë e problemit për njerëzit që punojnë për ju:Vendosni orare të rregullta për veten dhe punonjësit tuaj.

Qëndrojuni atyre pranë sa më shumë që të jetë e mundur.

Mundohuni që të kufizoni dërgimin e e-maileve jashtë orarit dhe komunikimin me të tjerët.

Dhe për veten tuaj, provoni që të hidhni në letër mendimet tuaja ose regjistroni në telefonin tuaj kur shkoni të flini dhe kur zgjoheni.

Së fundmi, mos harroni të silleni mirë me veten. Edhe nëse shpresojmë që të ketë një dritë të shndritshme në fund të tunelit kur është fjala fjalë për pandeminë, ky nuk ka qenë lloji i vitit kur dikush duhet që ta fshikullojë veten për të përvetësuar disa zakone të këqija.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!