Çfarë duhet të bëni kur nuk dëshironi të punoni fare sot

schedule14:07 - 3 Prill, 2023

schedule 14:07 - 3 Prill, 2023

Sado që ju e doni punën tuaj dhe mbani mend kur keni filluar të keni qenë goxha të emocionuar, nuk do të thotë se çdo ditë do të keni të njëjtin motivim për të “kaluar” ditën. Edhe personave më të arrirë u ka ndodhur që një ditë fatale të vijë kur nuk ke dëshirë të punosh fare. Ka faktorë të ndryshëm që mund të kenë ndikuar në krijimtarinë dhe humorin tuaj, të cilët ose nuk kanë të bëjnë me çështjen, ose lidhen tërësisht me mjedisin tuaj të punës.

  1. Mundohuni të gjeni arsyet që ju kanë çuar në këtë situatë. A është moti? A është humori juaj? Kërkoni shkaqet pasi në këtë mënyrë në thelb do të jetë sikur të keni zgjidhur gjysmën e problemit.
  2. Në momentin që ndiheni sikur nuk jeni në humor për punë, bëni një shëtitje në zyrë  për të rritur nivelet e energjisë dhe për të përmirësuar përqendrimin.
  3. Nëse mendoni se vendi ku punoni nuk ju ndihmon dhe keni mundësi ta bëni nga distanca, atëherë mund të ndryshoni ambientin që “t’ju vijë frymëzimi”.
  4. Mos jini shumë të ashpër me veten dhe përpiquni të filloni nga më e thjeshta, ngadalë duke shkuar thellë. Mund të shtoni pushimet tuaja, në mënyrë që të jeni më me shumë rezultat, por të keni një motivim për të përfunduar çdo detyrë.
  5. Planifikoni të bëni një udhëtim dhe të shihni kur të ktheheni nga ai nëse përjetoni të njëjtat ndjenja. Merrni kohën tuaj dhe bëni një pushim, sepse kjo mund të jetë ajo që ju nevojitet.
  6. Nëse shihni se asgjë nuk është e dobishme, atëherë duhet të vlerësoni punën tuaj dhe në të njëjtën kohë të kërkoni qëllimet tuaja. Çfarë është më e rëndësishme për ju? Para, avancim, eksperienca të reja apo rinovim? Peshoni atë që ju ofron puna juaj dhe cilat janë dëshirat tuaja, në mënyrë që të merrni vendimin e duhur për të ardhmen tuaj./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!