Çfarë do të vendoset për orarin e lokaleve në MV? Ministri i Shëndetësisë: Vendimi pas 21 janarit

schedule15:26 - 8 Janar, 2021

schedule 15:26 - 8 Janar, 2021

Ministri i Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut, Venko Filipçe, deklaroi se në mbledhjet e ardhshme do të shqyrtohet kërkesa e pronarëve të lokaleve që puna të vijojë deri në 23:00.

Filipçe bëri me dije se më 21 janar do të komunikohet edhe vendimi që do të merret pas mbledhjes me autoritetet.

Kufizimi i orarit të punës, që u shtua muajin e kaluar, thamë se do të vlejë deri më 21 janar, kur praktikisht
përfundojnë edhe festat fetare dhe me automatizëm lokalet kthehen në orarin e punës deri në ora 21:00. Ne do ta shqyrtojmë
kërkesën nëse do të vazhdohet edhe për dy orë”,
tha Filipçe.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!