Çfarë do të thotë të falësh dikë

schedule23:38 - 13 Qershor, 2022

schedule 23:38 - 13 Qershor, 2022

“Të falësh dikë nuk do të thotë ta dënosh sjelljen e tij. Nuk do të thotë as ta harrosh mënyrën, me të cilën të ka lënduar dhe as ta lejosh të vazhdojë të të lëndojë. Të falësh dikë do të thotë të bësh paqe me atë çfarë të ka ndodhur. Do të thotë ta njohësh plagën tënde, duke të dhënë lejen për të ndjerë dhimbje dhe për të kuptuar se ajo dhimbje nuk të shërben më. Do të thotë ta lësh mënjanë dhimbjen dhe pendesën, në mënyrë që të shërohesh dhe të vazhdosh përpara.

Falja është një dhuratë për veten tënde. Të liron nga e shkuara dhe të lejon të jetosh në kohën e tashme. Kur e fal veten tënde dhe të tjerët, mund të ndihesh realisht i lirë. Të falësh do të thotëtë lirosh një të burgosur dhe të zbulosh se realisht i burgosuri ke qenë vetë ti”. – Daniell Koepke

Falja është një nga zgjedhjet më të vlefshme që mund të bëjmë në jetë. Është e vërtetë që kur dikush të lëndon, gjëja e fundit qëmund të mendosh, është ta falësh atë person. Nuk të shkon në mendje, për shkak se dhimbja që ndjen është tepër e madhe dhe inati që ndjen për atë që të ka lënduar, ta errëson të menduarit e kthjellët.

Ama duke mbajtur mëri për dikë, vetëm sa e lëndojmë veten tonë. Edhe pse mund të duket e pabesueshme, kur mban brendavetes energji negative për dikë, fillon ta konsumosh veten. Objektivi yt bëhet ai person, derisa ta shohësh edhe atë të ndihet keq. Vetëm ashtu dukesh sikur kënaqesh, pra kënaqesh duke e parë të ndihet keq. Me pak fjalë, dëshiron ta shohësh atë person njësoj ose më keq nga sa të ka bërë të ndihesh ai person.

Për të mos rënë në nivele të tilla dhe për të mos e lënduar veten më tepër, është mirë të falësh dhe të harrosh. Mos jeto në burgun e krijuar vetë përreth vetes, pasi askush nuk mund të të nxjerrë nga ai, përveç dëshirës për të falur dhe për të hedhur pas krahëve gjithçka.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!