Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Çfarë do të ndodhte nëse Neandertalët nuk do të ishin zhdukur?

schedule11:51 - 2 Prill, 2021

schedule 11:51 - 2 Prill, 2021

ADN-ja e Neandertalit është 99.7% identike me ADN-në tonë, dhe studiuesit pretendojnë se disa njerëz mund të kenë deri në 2% të gjenomit të Neandertalit.  Fakti me i çuditshëm është se shkencëtarët kohët e fundit zbuluan një sekuencë pothuajse të plotë të ADN-së nga një skelet 50,000-vjeçar i një Neandertali.

Kështu që në teori, Neandertalët mund të rikthehen. 

Por si do të përshtateshin ata? 



Dhe për sa kohë do të mbijetonin?

Pavarësisht nga ndryshimet e tyre fizike, fakti që janë më të shkurtër dhe  kafka më e gjatë, ne mund të kemi më shumë të përbashkëta me Neandertalët.

Së pari, truri i tyre ishte më i madh, gjë që nuk i bën ata më të zgjuar se ne, por ata mund të komunikojnë me njëri-tjetrin. Ata ishin pjesë e bashkësive familjare dhe u kujdesën për të sëmurët dhe të moshuarit. Ata gjithashtu punonin me mjete të sofistikuara, nga gjuetia deri te ndërtimi i anijeve.

Ata madje gatuanin.

Pra, nëse Neandertalët janë thjesht versioni beta i asaj që më pas solli zhvillimin e njerëzve a mund të jetojnë akoma mes nesh?

Neandertalët, në fakt, jetuan mes nesh! Për rreth 5,000 vite, Homosapiens dhe Neandertalët bashkëjetuan në Europë.

Kjo do të shpjegonte faktin pse shumica e euroaziatikëve ndoshta kanë të paktën 1% të ADN-së Neandertalit në gjenomën e tyre, ndërsa kushdo me origjinë Afrikane nuk ka asnjë gjenom të ADN-së së Neandertalit, pasi paraardhësit e tyre nuk migruan përmes Euroazisë.

Por me popullsinë Homosapiens që tejkalon ndjeshëm numrin e popullsisë së Neandertalit, ka të ngjarë që njerëzit modernë çuan në zhdukjen e Neandertalit. Një teori tjetër është  epoka e fundit e akullit, ka rezultuar në zhdukjen e tyre, raporton abcnews.al

Po sikur Neandertalët të mos jenë zhdukur. 

Nëse Neandertalët evoluojnë si një specie e veçantë, por shumë e ngjashme, me njerëzit, çfarë do të ndodhte?

Pavarësisht aftësive të tyre të komunikimit dhe mjeshtërisë, ligjet e përzgjedhjes natyrore vërtetojnë se Homosapiensit janë superiorë. Kjo  do të thotë se opsionet e mbijetesës për Neandertalët janë të pakta.

Nëse do të ekzistonin a do të mbaheshin në kopshte zoologjike?

Apo ata do të luftonin me ne?

A do të mësonin dhe evoluonin, ashtu si Homosapiens?

Është e vështirë të japim përgjigje për diçka të tillë.

Duke kuptuar se si ndryshimet tejkalojnë ngjashmëritë tona, a mund të presim që Neandertalët të krijojnë komunitetet e tyre dhe të vazhdojnë të ekzistojnë të pavarur nga bota në zhvillim?

Është e vështirë të parashikosh saktësisht se si do të sillej sot një specie që u zhduk rreth 40,000 vite më parë.

Por mbase duhet të shohim përreth nesh.  Neandertalët mund të jenë zhdukur, por ne kemi evoluar krahas tyre, dhe disa prej nesh trashëguan më shumë se të tjerët. Prandaj, mendoni dy herë para se ta quani dikë një Neandertal, pasi të jetë mjaft fyese! /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!