Çfarë do të ndodhë me trupin tuaj nëse hani bukë të mykur

schedule15:18 - 18 Mars, 2022

schedule 15:18 - 18 Mars, 2022

Ora është nëntë e mbrëmjes dhe stomaku rënkon pa pushim… Një shëtitje drejt frigoriferit të çon te zgjidhja klasike.

Aty ku keni marrë bukën, gjelin e detit dhe djathin për të bërë vakt të lehtë të mbrëmjes, befas vëreni se një fetë e bukës është mykur.

Meqenëse myku është vetëm në një pjesë të vogël të bukës, mund të mendoni se është e sigurt thjesht ta prisni atë dhe të hani pjesën tjetër të bukës që duket “e pastër”, apo jo? Me siguri jo…

Sipas Science Insider, nuk është kurrë e sigurt të hash bukë të mykur. Kjo për shkak se myku është si kërpudhat, që ka një pjesë të dukshme, por në të njëjtën kohë formon një “rrjet” të madh nëntokësor të rrënjëve që është e padukshme me sy të lirë.

A do të thotë kjo që thjesht mund ta hidhni copën e bukës së mykur dhe të merrni një fetë tjetër të pastër të së njëjtës paketë?

Shumë lloje të kërpudhave dhe mykut janë të padëmshme për njerëzit, por të tjerat mund të shkaktojnë shqetësime të lehta si alergjitë dhe madje edhe komplikime fatale. Llojet e mykut që shfaqen në ushqim janë të shumta dhe është thuajse e pamundur të kuptosh se cili është shfaqur në bukën tuaj, ndaj zgjidhja më e sigurt është thjesht të hidhni bukën e mykur dhe të hani diçka tjetër për darkë!/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!