Çfarë do të bëhet me Gerard Pique në fund të sezonit?

schedule12:14 - 5 Shkurt, 2022

schedule 12:14 - 5 Shkurt, 2022

Sapo mbushi 35 vjeç, te Barcelona kanë frikë se qendërmbrojtësi mund të vendosë të largohet nga klubi në fund të sezonit.

14 vjet më vonë, Gerard Pique është ende i padiskutueshëm në mbrojtjen e Barcelonës. Katalanasi do të luajë ndeshjen e tij të 593-të kundër Atletico  Madrid, duke barazuar një legjendë si Carles Puyol.

Vetë lojtari ka aluduar shumë herë për të ardhmen e tij, duke theksuar se “nuk do të pranoj të pensionohem si zëvendësues”. Në këtë kuptim, shanset që ai të varë çizmet në fund të kursit janë reale.

Me një revolucion në skuadër, dhe me dëshirën për të rinovuar skuadrën që ekziston nga bordi, ka mundësi që qendërmbrojtësi të vendosë të largohet nga Barça. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!