Ndonëse kishte njoftuar konferencën për çështjen e Gjykatës Kushtetuese, presidenti Ilir Meta nuk u shpëtoi pyetjeve të gazetarëve jashtë kësaj teme.
I pyetur për çështjen e bashkisë së Vorës dhe Shkodrës, të cilat janë pa kryebashkiakë, Meta u tregua mjaft i rezervuar duke mos dhënë një përgjigje.
“Kemi çëshjtje më të rëndesishme, ndërtimin e gjykatës Kushtetuese”, tha Meta shkurt.
Po ashtu kreu i shtetit u pyet edhe nëse do e shpërndajë parlamentin. “Presidenti do të sillet gjithmonë me përgjegjshërinë maksimale”, u shpreh Meta.
Më tej Presidenti u ndal edhe tek situata e Astirit, ku theksoi se duhet të zgjidhet me dialog.
“Presidenti për atë çështje është shprehur në mënyrë sistematike. Presidenti i ka bërë qëndrimet e tij publike dhe ka kërkuar dialog që kjo situatë të zgjidhet. Presidenti është në krye të detyrës së tij për të mbrojtur të drejtat kushtetuese”, tha Meta./abcnews.al