Presidenti Ilir Meta ka thënë se qëndrimi i tij ka qenë në mbrojtje të trashëgimisë kombëtare si në rastin e Teatrit ashtu edhe për çështjen e Butrinitt.
I pyetur për hapat që do të ndërmarrë para apo edhe pas 24 korrikut, nëse ligji për Parkun Kombëtar kalon pavarësisht përpjekjeve të tij, Meta nuk dha një përgjigje të prerë.
“Qëndrimet e mia si president kanë qenë të qarta në mbrojtje të trashëgimisë kombëtare si çështja e Teatrit dhe çështja për të cilën po diskutojmë. Unë besoj se relacioni është solid dhe shumë i argumentuar dhe dëshiroj që për çështje kaq të rëndësishme Kuvendi të mos votojë symbyllur dhe unë nuk kam asnjë arsye të paragjykoj vendimmarrjen e tij”, tha Meta. /abcnews.al