Çfarë djallëzie e Eintracht Frankfurt, ia hodhi Lazios me email fals për Kostic

schedule10:47 - 1 Shtator, 2021

schedule 10:47 - 1 Shtator, 2021

Histori për film ajo që ka ndodhur me Filip Kostic, kroatin që kërkoi Lazio ta blinte nga Eintracht Frankfurt.

Gjermanët i kanë punuar një rreng, që është zbuluar nga agjenti Fali Ramadani. Gianluca Di Marzio shkruan se Eintracht Frankfurt i ka dhënë italianëve emailin e gabuar.

Gjermanët më pas thonin se nuk kishin marrë në asnjë moment një ofertë nga Lazio për Kostic, ndërkohë që Ramadani ka bërë lëvizjen e tij.

Ai i ka treguar anësorit të majtë një “screenshot” të propozimit që Lazio i kishte bërë klubit gjerman. Kostic është tërbuar dhe nuk ka pranuar të dalë në stërvitje.

Lazio për transferimin e tij kishte ofruar 10 milion euro dhe dy milion të tjera bonus, kurse kërkesa e gjermanëve ishte një milion më e lartë për pjesën e bonuseve. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!