Manchester United fitoi garën me klubet e tjera dhe siguroi shërbimet e Bruno Fernandes në merkaton e janarit. Trajneri i skuadrës angleze, Ole Gunar Solskjaer është shumë i lumtur me afrimin e mesfushorit portugez.
Trajneri norvegjez tregon për The Sun se është befasuar nga 25-vjeçari, i cili i kujton një legjendë si Paul Scholes me të cilin Solskjaer ka luajtur në skuadrën e paharrueshme të Sir Alex Ferguson.
“Bruno Fernandes më kujton Scholes, edhe pse ndryshojnë në aspektin e personalitetit jashtë fushe. Në ndeshjen kundër Club Brugge, kur ndodhje në pankinë, bisedonte me lojtarët që ishin në fushë. Po u jepte këshilla dhe po i ndihmonte. Pastaj u fut në fushë dhe i mjaftuan dhjetë minuta për të bërë diferencën. Ai është një lider, një fitues, më ka impresionuar shumë“, deklaron trajneri i Manchester United. /abcnews.al


