Çfarë bëri Turi: Ministria publikon përgjigjet e sakta të testit të Letërsisë

schedule13:03 - 14 Qershor, 2020

schedule 13:03 - 14 Qershor, 2020

Prej tre ditësh, maturantët në vend dalin në protesta pasi kanë mbetur të pakënaqur për mënyrën sesi ishte hartuar provimi i Gjuhë-Letërsisë.

Një pyetje që kishte shkaktuar konfuzim dhe zemërim mes tyre ishte ajo e “Turit”. Ky personazh mund të shihet tashmë në pankartat e studentëve të cilët nuk e kanë kursyer ironinë.

Tashmë, Ministria e Arsimit ka publikuar përgjigjet e sakta të testit të Gjuhë Letërsisë dhe rrjedhimisht është zbuluar edhe përgjigja që duhet të rrethohej nga maturantët për pyetjen se çfarë bëri Turi.

Pyetja për “Turin” ishte kjo:

“Barka filloi të rrëshqiste me shpejtësi përgjatë lumit të rrëmbyer, ndërsa katër njerëzit që ndodheshin në të bërtisnin nga euforia. Zemrat e tyre rrihnin fort, ndërsa manovronin me shkathtësi lopatat përmes ujërave të trazuara. Madje edhe Turi, i cili fillimisht ishte ndier i shqetësuar në lidhje me udhëtimin me barkën, e harroi frikën kur valët e akullta përplaseshin mbi të. Papritur ai vështroi skajet e mprehta të një shkëmbi të dhëmbëzuar që iu shfaq përpara.

Lexo edhe: “Çfarë bëri Turi, se më iku truri..”: Pyetja e që çoroditi studentët në testin e Letërsisë

Cila nga fjalitë e mëposhtme mund të vijojë në të njëjtin stil aksionin e nisur në paragrafin e dhënë më sipër?”

Përgjigja e saktë që duhet të rrethohej nga maturantët ishte;

“Turi u hodh në të djathtë, për të shmangur shkëmbin dhe gati e përmbysi varkën.”

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!