“Çfarë bëri Messi? S’e meritonte këtë vlerësim”, vëllai i Kroos flet hapur

schedule16:39 - 25 Dhjetor, 2020

schedule 16:39 - 25 Dhjetor, 2020

Robert Lewandowski u shpall futbollisti më i mirë i vitit nga FIFA. Sulmuesi polak i Bayern Munchen ishte thjesht fantastik këtë vit dhe fitoi 5 trofe me kampionët e Gjermanisë, duke merituar plotësisht fitimin e “FIFA Best 2020”.

Felix Kroos është vëllai i vogël i Toni Kross, mesfushorit të Real Madrid dhe kombëtares gjermane. 29-vjeçari i Eintracht Braunschweig, në një deklaratë për Einfach mal Luppen, shpreh mendimin e tij duke deklaruar se Leo Messi nuk duhet të ishte në listën e tre më të mirëve.

 

Tre kandidatët për fitimin e “FIFA Best 2020”

Ylli argjentinas i Barcelonës, Cristiano Ronaldo dhe Lewandowski garuan mes tyre për fitimin e trofeut. “Lewandowski e meritoi në mënyrë absolute fitimin e ‘FIFA Best 2020’, por, për mendimin tim, Messi nuk duhet të ishte pjesë e tre finalistëve.

Nuk mendoj se këtë vit ka treguar gjë për të merituar diçka të tillë. Ka lojtarë të tjerë që duhet të ishin pjesë e tre më të mirëve, si Sadio Mane apo Kevin De Bruyne“, deklaron vëllai i mesfushorit gjerman. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!