Çfarë bën Anxhela Peristeri para se të dalë në skenë

schedule17:55 - 24 Nëntor, 2018

schedule 17:55 - 24 Nëntor, 2018

Është një nga këngëtaret më të njohura dhe më të dashura të publikut shqiptar. Anxhela Peristeri erdhi për fansat e saj me një koncert recital të quajtur “Reflektim”. “Thumb” ishte gjatë gjithë kohës pas saj në momentet më të veçanta, tek provat, veshjet apo dhe grimi.

Këngëtarja tregoi ritualin që bën gjithmonë para se të hyjë në skenë.

“Po kam një ritual që e bëj gjithmonë. Meqenëse unë jam e fesë ortodokse bëj gjithmonë kryqin”, tha ajo.

Anxhela ka ftuar edhe këngëtarë të njohur të jenë pjesë e koncertit të saj, siç janë Elhaida Dani apo Offchestra. E pyetur nga gazetarja nëse ata i kanë kërkuar para këngëtarja e njohur u përgjigj:

“Nuk pati reagime të këtij lloji. Të tre i pranuan ftesat me shumë kënaqësi. Sigurisht unë do ua shpërblej në momentin që ata do kenë nevojë për mua dhe i falenderoj shumë”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!