Çfarë bëjnë njerëzit e lumtur në mëngjes?

schedule07:21 - 2 Mars, 2022

schedule 07:21 - 2 Mars, 2022

Orët e mëngjesit luajnë një rol të rëndësishëm për pjesën tjetër të ditës. Nëse ndiheni të lodhur kur zgjoheni, dita nuk shkon siç duhet. Nëse doni që të keni një ditë sa më të mbarë duhet të bëni këto gjëra.

Lëvizni

Thamë lëvizje dhe jo ushtrime. Disa njerëz mund të bëjnë vrap por për shkak se koha është e kufizuar mund të bëni vetën ushtrime “ngrohje”. Mjaftojnë vbetëm 10 minuta për të ‘zgjuar’ trupin, për të rritur rrjedhjen e gjakut dhe për t’ju ndihmuar të filloni ditën tuaj më energjik.

Meditoni

Vetëm 5 minuta meditim në mëngjes do ta bëjnë ditën tuaj më të qetë.

Hani një mëngjes të pasur

Jepini trupit tuaj “karburantin” e duhur për të qëndruar aktiv gjatë gjithë ditës. Pra, një filxhan kafe nuk “llogaritet” dhe nuk është padyshim karburanti i duhur. Nëse e filloni ditën duke ngrënë shëndetshëm, ka më shumë gjasa të bëni të njëjtën gjë për pjesën tjetër të ditës.

Bëni një plan për ditën

Njerëzit e lumtur dhe produktivë marrin qëllimisht disa minuta në mëngjes për të planifikuar ditën, në mënyrë që të mos i zvarrisin gjërat. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!