Një nga telenovelat futbollistike të verës pritet të përfundojë brenda 24 orëve në vijim, me mesfushorin e Ëest Ham i cili është më pranë se asnjëherë tjetër tek Arsenal.
Pas një qershori në të cilin Declan Rice shqyrtoi opsionet e tij, gjithçka tregon tashmë se ai do të jetë një lojtar i Arsenal. Marrëveshja mes dy klubeve u mbyll për 125 milionë euro plus bonuse, ndërsa zyrtarizimi i kësaj marrëveshje u vonua pasi palët e interesuara nuk arritën të bien dakord për mënyrën e pagesës së parave.
Në përfundim, u ra dakord që shuma totale të jepej me tre këste gjatë dy viteve të ardhshme, dhe kështu Rice do të veshë fanellën e “Topçinjve” pas 245 paraqitjeve me “çekanët”.
Interesim të lartë kishte edhe Manchester City për lojtarin, por “qytetarët” nuk ishin të gatshëm të paguanin atë shumë.
Për Arsenalin ky është transferimi i dytë për këtë merkato, pasi arritën të sillnin në Londër Kai Havertz, sulmuesin gjerman./h.ll/abcnews.al
Declan Rice to Arsenal, here we go! Deal in place between Arsenal & West Ham and Gunners sign their top target. ??⚪️ #AFC
£100m plus £5m add ons. It’s the most expensive signing ever for Arsenal and most expensive English player ever.
Arteta & Edu, crucial to make it happen. pic.twitter.com/w0OApXoTwD
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) July 4, 2023