Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

“Çështje jetë apo vdekje”, UNRWA paralajmëron se uji po mbaron në Gaza

schedule11:47 - 14 Tetor, 2023

schedule 11:47 - 14 Tetor, 2023

Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Ndihmën dhe Punën për Refugjatët Palestinezë në Lindjen e Afërt (UNRWA) paralajmëron se “më shumë se 2 milionë njerëz janë në rrezik pasi uji po mbaron” në Gaza.

“Është bërë çështje jete a vdekjeje. Është një domosdoshmëri; karburanti duhet të dërgohet tani në Gaza për të vënë në dispozicion ujin për 2 milionë njerëz,” tha Philippe Lazzarini, komisioneri i përgjithshëm i UNRWA.

“Ne duhet të dërgojmë furnizime në Gaza tani. Furnizimi është e vetmja mënyrë që njerëzit të kenë ujë të pijshëm të sigurt. Nëse jo, njerëzit do të fillojnë të vdesin nga dehidratimi i rëndë, mes tyre fëmijë të vegjël, të moshuar dhe gra. Uji tani është linja e fundit e mbetur e shpëtimit. Apeloj që tani të hiqet rrethimi për ndihmën humanitare.”, theksoi ai./abcnews.al



 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!