Çështja Suarez, zbulohet mesazhi që përfshin edhe ministren italiane

schedule17:29 - 14 Janar, 2021

schedule 17:29 - 14 Janar, 2021

Luis Suarez ishte shumë afër kalimit te Juventusi në merkaton e verës së kaluar. Sulmuesi uruguaian arriti akordin financiar me Fabio Paraticin, drejtorin sportiv të bardhezinjve mbi bazën e një rrogë sezonale prej 10 milion eurosh (7.5+2.5 në formë bonusesh).

Marrëveshja u arrit, por “El Pistolero” nuk kishte pasaportë evropiane. Paratici deklaron se nuk e dinte një gjë të tillë, teksa e mori vesh nga agjenti i futbollistit pasi palët kishin rënë dakord për transferimin në Torino.

Suarez ishte ekstrakomunitar dhe Juventusi duhet të bënte diçka. Corriere della Sera raporton se Paratici kontaktoi Ministren e Shëndetësisë. Zyrtari i kampionëve të Italisë i kërkoi ndihmë Paola De Micheli, me të cilën ishte rritur dhe kishte një raport shumë të mirë.

Kjo e fundit kontaktoi shefin e kabinetit të Ministrisë së Brendshme të Italisë, për të përshpejtuar procesin e marrjes së pasaportës italiane nga Suarez. Ky i fundit kreu testin e gjuhës në një universitet të Perugias. Pyetjet dhe përgjigjet i kishte marrë para futjes në provim. Guardia di Finanza gjeti parregullsi në provimin e golaedorit dhe Prokuroria e Perugias hapi një hetim në lidhje më këtë çështje.

Paratici është një nga personat nën hetim, teksa shumë persona janë përfshirë në këtë çështje që shkaktoi rrëmujë të madhe në Itali. Drejtori sportiv i Juventusit mohon të ketë kontaktuar me ministren De Micheli. Gjithsesi, Prokuroria e Perugias ka zbuluar mesazhin që kjo e fundit dërgoi në Ministrinë e Brendshme. “Ky është një lojtar që Juventusi dëshiron ta blejë.

Kështu që, ju më këshilloni të vendos Juven në kontakt me menaxherin tuaj për të përshpejtuar procedurën e pajisjes me pasaportë?“, lexohet në mesazhin e De Michelit. Ndërkohë, zyrtari i Ministrisë së Brendshme, Bruno Frattasi iu përgjigj: Po, do të kujdesem unë për këtë gjë“. /abcnews.al