“Çështja për logon e PD mbyllet vetëm në Gjykatën e Lartë”, Frrok Çupi: Ndarja mes republikës kushtetuese dhe të SPAK, nuk është shkelur ende

schedule20:19 - 13 Dhjetor, 2023

schedule 20:19 - 13 Dhjetor, 2023

Analisti Frrok Çupi, i ftuar në emisionin “Real Story” në ABC News, theksoi se çështja për logon e PD-së do të mbyllet vetëm në Gjykatën e Lartë. Ai thotë se çështa mund të shkojë në favor të Lulzim Bashës ndërsa përmendi edhe vëmendjen e shtuar të ndërkombëtarëve për ta lënë Sali Berishën larg politikës.

“Është një fenomen që ka filluar prej 7 vitesh për ta ngritur drejtësinë në nivelin e kollonës së shtetit. Tani po shikojmë momente të veçanta të rolit të drejtësisë që tani ka marrë besim dhe seriozitet dhe njëherë për njëherë çfarë ndodh. Po ta fillosh nga logoja e PD-së, është një proces që do të mbyllet vetëm në Gjykatën e Lartë. Nuk mund të themi asgjë sot se çfarë do të vendosë por sipas procesit deri më sot, janë procedurat në gjykatën e lartë, gjykatat kanë një moral dhe përcaktojnë rezultatin dhe ky moral ka ardhur prej fillimit në drejtim të asaj për të njohur PD nën kryesimin e Bashës dhe ndërkohë është një kujdes i madh i perëndimoreve që të mbetet të qëndrojë jashtë politikës Sali Berisha. Këto janë kondicionet të mëdha me të cilat drejtësia shkon drejt në Gjykatën e Lartë.“, tha analisti.

I pyetur për një ndarje mes republikës kushtetuese dhe asaj të SPAK, analisti tha se në mes ekziston një hapësirë e caktuar, në të cilën nuk është shkelur ende.

“Ndarja midis republikës së SPAK dhe republikës kushtetuese është një hapësirë e caktuar, e cila praktikisht tek ne nuk është shkelur akoma. Fjala republikë do të thotë sundim i ligjit ndërsa republikës i SPAK, jo plotësisht sundim i ligjit. Edhe fqinjët tanë kanë pasur momente të republikës së prokurorit. Ai moment do të jetë , vjen natyrshëm, kur SPAK do të jetë e gjithë drejtësia. Ne jemi në kushtet e emergjencës ku jemi të detyruar shteti dhe ndërkombëtarët që të kenë prokurori të posaçme. Për pak kohë çdo kush që shkel mbi ligjin do të jetë kontigjent i kësaj gjëje. Sot është lexuar në një mënyrë që gjykata kushtetuese ka vepruar jo në përshtatje me një iniciativë të qeverisë dhe e kanë lexuar kështu sepse ndjej tendencën që njerëzit ta gjejnë fajin atje ku është.” shtoi analisti./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!