Çështja McGonigal, Spiropali-Bardhit: Pse keni frikë, nuk po na lejoni të japim shpjegime

schedule11:13 - 2 Shkurt, 2023

schedule 11:13 - 2 Shkurt, 2023

Deputeti i PD-së, Gazment Bardhi refuzoi interpelancën me ministren Elisa Spiropali duke kërkuar prezencën e kryeministrit Edi Rama për çështjen e ish zyrtarit të FBI-së, Charles McGonigal. Bardhi tha se ka kërkuar interpelancë me kreun e qeverisë dhe jo me hijen e tij, duke iu referuar Spiropalit.

““Kryeministri nuk mund të fshihet pas Elisës, Agron Nezës, apo Mc Gonigal. Ai duhet të vijë këtu dhe të japë llogari.”, tha mes të tjerash deputeti demokrat. Spiropali, e deleguar për këtë çështje, replikoi duke thënë se nuk po i lejojnë të japin shpjegim dhe pse e kanë kërkuar këtë gjë.

LEXO EDHE: Rama mungon në Kuvend, Bardhi: Nuk kam kërkuar interpelancë me hijen e tij

“Nuk e kuptoj pse keni kaq frikë. Bardhi a kërkoni sqarime mbi çështjen që të zbardhet e plotë. Qetësohuni se kemi durimin t’iu durojmë. Po iu them nguti juaj i dëshpëruar për të nxjerrë konkluzione është më së paku qesharak. Si grata si non grata keni dy javë që gërricni nervat e miletit shqiptar.

Nuk na lejoni të japim shpjegime njëherë e mirë për këtë çështje. E kuptoj dëshpërimin tuaj se edhe i mbyturi po u kap pas flokëve të tij e kalon ndonjë kanal po ju doni të kaloni oqeanin dhe kjo është e pamundur”, u shpreh Spiropali gjatë fjalës së saj në Kuvend./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!