Çështja “McGonigal”, Enkelejd Alibeaj: Rama ka detyrë të japë shpjegime

schedule15:17 - 7 Shkurt, 2023

schedule 15:17 - 7 Shkurt, 2023

TIRANË- Konferenca e Kryetarëve vendosi sot të pranojë kërkesën e opozitës për mbajtjen e një mocioni me debat për çështjen e “McGonigal”, çështje kjo që ka ndezur debatin politik në Shqipëri.

Deputeti i PD, Enkelejd Alibeaj, foli pas mbledhjes, ndërkohë tha se mazhoranca po përpiqet të fshehë Ramën. Ai tha se kryeministri i një vendi ka detyrimin të bëjë sqarime për këtë çështje, e cila është e ndjeshme në Shqipëri dhe SHBA.

Duke këmbëngulur se kryeministri duhet të japë shpjegim para shqiptarëve për këtë situatë, Alibeaj theksoi se mazhoranca ka shtyrë kërkesën për ngritjen e Komisionit Hetimor.

“Kërkuam interpelancë, por ajo nuk u pranua. Sipas ligjit, kryeministri dhe ministrat janë të detyruar të japin shpjegime për një çështje kaq të madhe këtu dhe në SHBA.  Ju thashë se është një lojë si e si për ta fshehur Ramën nga ca fakte, nga ca të vërteta, që kanë dalë, jo nga ne, jo nga opozita, por nga drejtësia amerikane. Ligji për komisionet hetimore është tradita e këtij parlamenti. 35 deputetë kanë nënshkruar për ngritjen e komisionit dhe përcaktimin e lëndës për “Mc Gonigal”. Janë bërë gardh për të fshehur Ramën. Kërkesat janë nënshkruar me emër dhe mbiemër. Heshtjen mund ta pranojmë kur je para prokurorisë, por kur je kryeministër, ndaj duhet t’i përgjigjesh”, tha Alibeaj/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!