Sergio Ramos në mars mbushi 34 vjeç dhe te Real Madrid pa asnjë diskutim ai është një legjendë. Mbrojtësi qendror, i cili mban edhe shiritin e kapitenit, është në përfundim të kontratës. Më 30 qershor 2021 ai del lojtar i lirë, por kampionët e Spanjës do të bëjnë gjithçka që të rinovojnë.
Iberikët janë gati t’i ofrojnë kontratën e re dhe një prej kërkesave të Ramos është një kontratë 2-vjeçare. Real Madrid nuk është kundër këtij pretendimi, por problemi është te paga. Aktualisht kapiteni përfiton 13 milion euro në sezon.
Kështu te Reali do donin të firmosnin fillimisht për një vit, por nëse ai e ruan nivelin atëherë do të jetë e vështirë të ketë një tjetër rinovim. Ramos e di, ashtu sikurse edhe Reali, që verën e ardhshme si lojtar i lirë mund të marrë ofertë shumë të mira në aspektin financiar. /abcnews.al