Ministrat e Brendshëm të Bashkimit Europian do të mbajnë një takim urgjent të premten e ardhshme, më 25 nëntor në Bruksel për të diskutuar politikën e imigracionit, pas shpërthimit të krizës diplomatike franko-italiane.
Refuzimi i Romës për të lejuar anijen me 230 emigrantë të ankorohej, gjë që detyroi Francën të pranonte ankorimin e anijes, shkaktoi një debat me Parisin. Qeveria franceze bëri thirrje për iniciativa europiane, për kontroll më të mirë të kufijve të jashtëm (të BE-së) dhe mekanizmave të solidaritetit.
Presidenca çeke sqaroi përmes Twitter-it se kishte mbledhur një këshill urgjent, gjatë të cilit ministrat do të diskutojnë situatën aktuale në të gjitha rrugët e migrimit.
Emigracioni mbetet një mollë sherri për 27-të vendet. Ata vazhdojnë të jenë të ndarë se çfarë mekanizmash solidariteti duhet të ndërmerren për të lehtësuar barrën e vendeve të vijës së parë nga emigrantët, kryesisht në Mesdhe.
Shtetet anëtare të Europës Qendrore dhe Lindore kanë kundërshtuar praninimin e emigrantëve brenda territoreve të tyre, ndërsa Rregullorja e Dublinit përcakton që çdo kërkesë për azil shqyrtohet në vendin ku aplikanti ka hyrë në BE.
Në këshillin urgjent të punëve të brendshme të së premtes së ardhshme, çështja e reformës së rregullave të azilit, mekanizmave të mbrojtjes së kufijve dhe solidaritetit pritet të diskutohet sërish, sipas një diplomati europian.
Politika e BE-së ndaj vendeve të origjinës dhe vendeve të tranzitit për emigrantët, si dhe roli i OJQ-ve, do të jenë në qendër të bisedimeve, sipas të njëjtit burim.
“Tensionet mes Francës dhe Italisë po shkaktojnë probleme, ne duhet t’i neutralizojmë”, shtoi ai.
Zëdhënësi i qeverisë franceze Olivier Veran e quajti “të papranueshme” refuzimin e Italisë për të lejuar ankorimin e anijes.
Duke njoftuar vendimin e Parisit për të lejuar ankorimin e anijes, Ministri i Brendshëm francez Gerald Darmamin tha se, si hakmarrje, qeveria franceze kishte pezulluar, mbërritjen e 3,500 emigrantëve aktualisht në Itali.
Giorgia Meloni, e cilësoi reagimin “agresiv” dhe “të pajustifikuar”, duke kujtuar se vendi i saj ka mirëpritur rreth 90,000 emigrantë që nga fillimi i vitit.
/abcnews.al