Çështja e detit, Bushati: Në interesin e dy shteteve që të zgjidhen këto pika! Fakti shqetësues

schedule19:47 - 4 Nëntor, 2020

schedule 19:47 - 4 Nëntor, 2020

Çështjet mes Greqisë dhe Shqipërisë sipas deputetit socialist Ditmir Bushati shkon përtej diskutimeve për detin. Duke folur nga pozicioni i ish ministrit të Jashtëm në një intervistë për gazetaren Jonida Shehu në ABC Radar, Bushati tha se gama e çështjeve është një paketë mjaft e gjerë që i ka zanafillat nga lufta botërore ndërsa theksoi se është në interesin e të dy vendeve që të trajtohet çdo pikë e kësaj pakete. Bushati veçoi çështjen çame. Ndërsa lidhur me paktin për t’iu drejtuar Hagës, Bushati deklaroi se duhet të arrihet një dakordësi mes palëve.

“Kjo është një çështje shumë delikate që nuk mund të kalojë përmes një komenti. Gama e çështjeve që duhen adresuar në paketë apo jo është mjaft e gjerë që i ka fillesat në luftën botërore. Në interesin e Shqipërisë dhe Greqisë është që të trajtohen të gjitha çështjet. Ligji i luftës në fuqi në Greqi ka impakt në çështje pronësore. Duhet të na shqetësojë fakti që ka çështje të tjera me karakter historik si ajo çame që nuk ka të bëjë me ndryshime të kufijve as me pretendime të pabazuara, por me liritë dhe të drejtat themelore të njeriut që është në kuadër të BE dhe Këshillit të Europës.

Ka shumë çështje dhe më ka bërë përshtypje që janë marrë vetëm me një çështje. Natyrisht janë bërë disa hapa përpara. Kujtoj këtu çështjen e Apostilës, njohjen e ndërsjellë të lejeve të automjeteve dhe implementin e marrëveshjes që ishte firmosur nga qeveria Berisha. Por janë disa çështje që janë ende aty dhe çështja e delimitimit të zonave detare dhe menaxhimit të piramidave që duhen parë, janë me rëndësi të ndërsjellë. Unë nuk jam në gjendje të them sot për sot për çfarë po shkohet në Hagë apo Hamburg apo nëse do bien dakord për t’u drejtuar në Arbitrazh. Edhe kur i drejtohet një pale të tretë duhet të ketë një dakordësi mes palëve”, tha Bushati./mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!