Trajneri i Real Madrid, Zinedine Zidane, ka folur për herë të parë për episodin që ndodhi mes Benzema dhe Vinicius në përballjen kundër Borussia M’Gladbah në Champions League. “Vëlla, mos luaj me atë, mos i paso. Të betohem në kokën e nënës time, ai po luan kundër nesh”, ishin fjalët e Benzemas, të cilat shkaktuan një situatë jo të mirë në dhomat e zhveshjeve te madrilenët.
Megjithatë, në stërvitjen e djeshme të dy lojtarët biseduan me njëri tjetrin dhe sheshuan çdo diskutim . Pikërisht për këtë foli dhe tekniku francez në konferencën e zakonshme për shtyp përpara duelit kundër Huesca.
Karim Benzema tells Ferland Mendy not to pass to Vinicius Jr at half-time during last night’s game between Gladbach & Real Madrid: “Brother don’t play to him. On my mother’s life. He is playing against us.” pic.twitter.com/zmpciQRgAV
— Get French Football News (@GFFN) October 28, 2020
“Çdo gjë është e qartë mes Benzema dhe Vinicius. Ata kanë biseduar me njëri tjetrin. Episode si ato që ndodhën mbesin në fushë. Gjithçka është në rregull mes tyre dhe ato nuk kanë asnjë problem, madje është e kundërta. Në fund ajo që ka rëndësi është se ne duhet të jemi të përqendruar në duelin kundër Huesca”, deklaron Zidane.
“Episode si ai i Benzema ndodhin gjithmonë, por ato nuk zbulohen dhe mbesin në fushën e lojës. E vetmja gjë që ka ndryshuar është se tani ka më shumë kamera. Vinicius? Është ende i ri. Ai ka dhe do të ketë një të ardhme në Madrid. Është një djalosh, i cili kërkon të mësojë dhe të përmirësohet. Punon shumë dhe kjo është e rëndësishme për trajnerin dhe ekipin”, përfundon trajneri i galaktikëve. /abcnews.al