Etmond Guri, përfaqësues i diasporës shqiptare në Greqi, thotë se çështja Beleri do të shuhet shumë shpejt. Në një lidhje live për emisionin “360 gradë” të gazetarit Artur Zheji, ai deklaroi se është shqetësuese fakti që Athina zyrtare ka bërë një çështje si ajo e Fredi Belerit kaq të madhe.
“Çështja Beleri do të shuhet shumë shpejt, është për konsum të brendshëm. Ajo që do të ketë vazhdimësi është tashmë vota ndëshkuese. Në Evropë, Beleri s’do të bëjë gjë të madhe. Shqetësuese është që si ka mundësi që Athina zyrtare merr dhe bën kaq çështje parimore parësore rastin Beleri duke helmuar edhe njëherë marrëdhëniet me Shqipërinë. Njerëzit e artit në Greqi kanë shprehur zhgënjimin e tyre mbi këtë ndodhi, duke parë këtë frymë të tepruar nacionalist në Greqi dhe kanë hezituar dhe kërkuar që të mos përmenden nga kryeministri i Greqisë.“, u shpreh Guri.
Analisti Ilir Demaliaj thotë se Greqia s’e ka më fuqinë për të ‘helmuar’ marrëdhëniet me Greqinë.
“Greqia s’e ka më atë fuqinë që ka qenë. Shqiptarët në Greqi nuk janë më shqiptarët që kanë qenë. I duhen Greqisë. E dyta, është që për herë të parë, të paktën edhe për propagandë, Rama i tregoi dhëmbët brenda në Athinë me një gjuhë diplomatike. Rama po luan politikën e jashtme shumë mirë dhe me një lloj dinjiteti“, tha Demaliaj./abcnews.al