“Ylli” i Kombëtares U21, Cristian Shpendi siguroi ngjitjen në Serie B me skuadrën e tij, Cesena, ndonëse skuadra e kishte garantuar matematikisht prej javës vendin e parë, mbrëmjen e së dielës, Cesena mundi 2 me 0, skuadrën e Perugia dhe festoi fitoren e 30-të këtë edicion, një sukses i jashtëzakonshëm për skuadrën “Bardhezi” që regjistroi një rekord pikësh, duke grumbulluar 96 të tilla.
Protagonist absolut këtë sezon ka qenë sulmuesi i Kombëtares së 21-vjecarëve të Shqipërisë, Cristian Shpendi, i cili u shpall shënuesi më i mirë i Serie C më 20 gola të realizuar, me futbollistin “Kuqezi” ka luajtur në 31 ndeshje këtë edicion dhe ka qenë lokomotiva që ka tërhequr skuadrën drejt ngjitjes në nivelin e dytë të futbollit italian.
Me paraqitjet e bëra, Cristian Shpendi ka tërhequr vëmendjen e shumë skuadrave të njohura në Itali dhe me shumë gjasa vera do të jetë e nxehtë për sulmuesin “Kuqezi”, kujtojmë se vëllai i tij binjak, Stiven Shpendi u transferua verën e kaluar tek Empoli në Serie A. /i.m /abcnews.al