16 të rinj që kanë mbaruar studimet e larta në nivelin Bachelor, Master Profesional ose Master Shkencor, patën mundësi që ta nisin karrierën e tyre me një eksperiencë pune tre mujore në Bashkinë e Tiranës.
Në përfundim të intershipit, kryebashkiaku Erion Veliaj theksoi se 5 prej projekteve dhe studimeve të tyre do të zbatohen në terren, ndërsa disa aplikantë janë në proces konkurimi, për t’u bërë pjesë e stafit të bashkisë.
Projekti “Fillo me një ide – Fito një intership” synon që të rinjtë të zhvillojnë aftësitë e tyre analitike dhe kërkimore, përmes konkurrimit me një projekt-ide ose studim në një nga fushat e veprimtarisë të Bashkisë së Tiranës.
Thirrja për intership-et e reja në Bashkinë e Tiranës do të hapet sërish pas dy muajsh. /abcnews.al