Certifikata e Vaksinimit të BE-së: Nuk do të zbatohet për ata që marrin vaksinën kineze ose ruse

schedule23:18 - 12 Mars, 2021

schedule 23:18 - 12 Mars, 2021

Leja e gjelbër dixhitale do të zbatohet vetëm për ata që janë vaksinuar me doza të miratuara nga Agjencia Evropiane e Barnave.

Komisioni Europian pritet që të ngrejë “kartonin e kuq” për vaksinat që nuk janë miratuar nga Agjencia Evropiane e Barnave për “pasaportën e gjelbër” dixhitale që do të lejojë lëvizjen e lirë të qytetarëve evropianë brenda BE.

Hungarezët të cilët janë vaksinuar me dozat ruse Sputnik V dhe kinezet e Sinopharm nuk do të lejohen që të lëvizin lirisht brenda BE-së. Të ashtuquajturat “pasaporta të vaksinimit” do të diskutohen më 17 mars, ku do të merret vendimi.

Shtetet Anëtare të BE-së të varura shumë nga turizmi, të tilla si Greqia, Italia, Spanja dhe Portugalia, po bëjnë presion për një “pasaportë vaksinimi”./ db/ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!