Forcat ruse kanë dëmtuar sërish linjën elektrike të centralit bërthamor të Çernobilit.
Lajmi është dhënë nga operatori i rrjetit energjetik të Ukrainës.
Paralajmërimi vjen tre ditë pasi Ukraina i tha mbikëqyrësit bërthamor të Kombeve të Bashkuara se i gjithë kontakti me termocentralin ka humbur.
Centrali, ku ka ndodhur tragjedia më e madhe bërthamore në botë në 1986, u mor nga forcat ruse javën e kaluar si pjesë e pushtimit të tyre në Ukrainë.
Të dy linjat e energjisë të zonës u dëmtuan kur rusët morën kontrollin, duke e shkëputur atë nga rrjeti.
/abcnews.al